Philippe Pétain: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Philippe Pétain (en civil, autour de 1930).jpg|thumb|right|Philippe Pétain]]
'''Henri Philippe Benoni Omer Joseph Pétain''' ose '''Filip Peten''', ose i njohur ndryshe si '''Marshalli Peten''', lindi në [[24 prill]] [[1856]] në Pas de Calais, në [[Franca|Francën]] Veriore. Më [[1887]] mbaroi Shkollën e Lartë të Luftës në [[Parisi|Paris]]. Shfaqi pikëpamje ushtarake novatore për ushtritë e kohës, çka bëri që karriera e tij të ngadalësohej. Gjithsesi Lufta e Parë Botërore i dha të drejtë në shumë drejtime dhe fama e Peten njohu një rritje të dukshme, duke u bërë ndër të tjera shef njësie i atij që më vonë do të ishte personazhi më i madh francez i shekullit – Sharl De Gol.
Pas Luftës së Parë Botërore, Peten hyri në gradualisht në jetën politike, duke vijuar të luajë një rol të dorës së parë në ushtri. Në vitin 1931, në moshën 75 vjeçare ai u tërhoq më në fund nga ushtria dhe pranoi të marrë postin e ministrit të Edukimit hdedhe më pas atë të Ministrit të Luftës në 1934. Gjatë kësaj periudhe ai nisi të mbrojë hapur tezën e një politike paqësore nda Gjermanisë naziste. Deri në 1939 ai shërbeu si ambasador në Spanjë.
 
Më 1940 kryeministri Pol Rejno e ftoi sërish në kabinetin qeveritar. Një debat i brendshëm në kabinet rreth vijimit të luftës në Afrikë dhe humbjet në frontin verior me Gjermaninë, krijuan krizë në qeverinë franceze. Në këto rrethana Peten shihej publikisht si njeriu që mund ta shpëtonte Francën. Në maj 1940 Franca pushtohet nga gjermanët dhe Peten ndërhyn pranë kryeministrit Rejno për të arritur një kompromis me Hitlerin. Rejno dorëhiqet pak ditë më pas dhe Peten shpall qeverinë e tij në Vishi, një territor në jug të vendit, nga e cila mori emrin edhe “republika” që ai krijoi, duke e lënë pjesën tjetër të vendit në dorën e gjermanëve.