Pjetër Bogdani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 27:
 
== Jeta ==
Lindi në Gur të Hasit, afër [[Prizreni|Prizrenit]], i biri i Tadé Bogdanit dhe i një bije Mazrekësh<ref>Marlekaj 2008, p. 11.</ref>. Vendndodhja e fshatit nuk dihet, por mendohet te jetë njëri prej dy të tillëve aty përreth, fshatrat Gjonaj ose Breg Drini në rrethinat e Prizrenit.
 
Sipas njoftimeve të lënga nga nipi i tij, Dom Gjon Bogdani merret vesh se ungji André e kishte zgjedhur Pjetrin qysh të vogël, si djalë të vitin që të shërbente në meshë, në kishën e Hasit. Më pas qysh në moshë të njomë ungji e çoi nipin e tij te kolegji i françeskanëve në Çiprovec, sot në [[Bullgaria|Bullgarinë]] veri-perëndimore. Dihet me siguri që më 1642 u përcoll nga ungji André në Romë.<ref>Marlekaj 2008, pp. 16-17.</ref> Vijoi studimet e larta në kolegjin e Loretos, ku gjeti edhe bashkëkombas të tjerë si Martin Kryeziu, Gjurë Gallata, Kolë Vladanji e Marin Spica. Më 1650 kreu studimet dhe u shugurua meshtar në Bazilikën e Loretos. Pranverën e 1651 mori doktoratën në teologji ''me brohoritje të të gjithëve''.