[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
+
Rreshti 1:
'''Aranit Çela''' ([[Vlora|Vlorë]], [[1923]] apo [[1924]] - [[2018]]) ishte ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist. Për kontributin e tij në mbi 650 procese politike historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri.
'''Aranit Çela''' ishte njëri nga kryeprokurorët më të dëgjuar gjatë regjimit socialist, ai u largua nga prokurri pasi kaloi në Gjykatën e Lartë.
 
== Biografia ==
U lind në Vlorë më 1923<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/news/id_7873/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html|title=Gjyqi i Ramiz Alisë dhe byroistëve: ja pse u dënuan liderët komunistë: zbardhet dosja e procesit të bujshëm të fillimviteve '90|date=21 janar 2009|website=zemrashqiptare.net|publisher=Panorama. - Nr. 2363|last=Imaj|first=Afrim|pages=18-19}}</ref> apo 1924,<ref name=":1">{{Cite web|url=http://www.55news.al/dossier/item/5995-k1|title=Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist|date=9 maj 2018|website=55news.al|publisher=[[Gazeta 55]]|last=Dervishi|first=Kastriot|authorlink=Kastriot Dervishi}}</ref> i biri i Hysenit dhe i Eminesë,<ref name=":0" /> familja e tij e kishte origjinën nga [[Kanina]]. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi "ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen... Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet."
 
Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët balila të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 Araniti qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në [[Brigada e XIV-të Sulmuese|brigadën e 14-të]] komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.
 
Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së [[Sigurimi i Shtetit|Sigurimit të Shtetit]]. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958  dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.<ref name=":1" />
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Prokurorë të Shqipërisë]]
Arrestohet më 3 nëntor 1993 dhe dënohet me akuzën "Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal." Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia që kishte përgatitur për atë ditë e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin.
 
== Referencat ==
 
<references />
{{Biografi-cung}}
[[Kategoria:Lindje 1923]]
[[Kategoria:Vdekje 2018]]
[[Kategoria:Njerëz nga Vlora]]