Ndryshimi mes inspektimeve të "Enver Hoxha"

16 bytes added ,  2 vjet më parë
v
(+)
U lind realisht më 12 maj 1908 në lagjen "Teqe-Meçite-Hazmurat" të [[Gjirokastër|Gjirokastrës]], djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.
 
Familja e tij e kishte origjinën e mëhershme nga [[Dropulli]].{{Cn}} Sipas bashkëqytetarit dhe shkrimtarit [[Ismail Kadare]], Hoxhatët quheshin nga gjirokastritët ''psefto'', gjysmëqytetarë-gjysmëfshatarë për nga veshja dhe sjelljet.<ref>{{Cite web|url=https://www.pressreader.com/albania/panorama-albania/20131015/282037619891212|title=Hoxhatët ishin gjysmëqytetarë dhe gjysmëfshatarë|date=15 tetor 2013|website=pressreader.com|publisher=Panorama|last=Kadare|first=Ismail}}</ref>
 
Pas mejtepit, më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në Liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte regjistruar në klasën e 6-të të tij. Më 1927 - 1930 me mbylljen e liceut në vendlindje,<ref name=":0" /> me ndihmën e [[Eqrem bej Libohova|Eqrem bej Libohovës]]<ref name=":1">{{Cite book|title=Enver Hoxha|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=UET Press|year=2011|isbn=978-99956-39-35-1|location=Tiranë|pages=}}</ref> iu mundësua një bursë shtetërore me të cilën vijoi mësimet në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun e Korçës]] gjer më 1930<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=136}}</ref>. Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929 figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme.<ref>{{Cite book|title=[[Enver Hoxha - Biografi nga Blendi Fevziu|Enver Hoxha]]|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=UET Press|year=2011|isbn=9789995639351|location=Tiranë|pages=|quote="Një listë notash e ruajtur në arkivin e tij personal, e vitit 1929, përmban shumë “passable” dhe më pak “mediokre”."}}</ref>
463

edits