[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:Q1472
vNo edit summary
Rreshti 31:
== Terapia biologjike dhe imunomodulatorët==
Terapia biologjike i shfrytëzon proteinat e inxhinierisë gjenetike (siç janë antitrupat monoklonik), të cilat i shënjestrojnë mediatorët, si citokinet, të cilat janë të përfshirë në proceset biologjike. Te sëmundja Crohn, faktori i nekrozës tumorale i citokinës (TNF-alfa) ndërmjetëson inflamacionin, ndërsa antitrupat terapeutikë, infliximab dhe adalimumab (të cilët janë të lejuar për trajtimin e kësaj sëmundje) e bllokojnë këtë veprim. Terapitë biologjike administrohen në mënyrë parenterale dhe qëndrojnë në organizëm për shumë javë dukë shkaktuar një veprim më të gjatë. Imunomodulatorët e modifikojnë funksionin e sistemit imun në një mënyre të përgjithshme dhe më pak specifike. Këto terapi kanë dallim të vogël, pasi edhe terapia biologjike edhe imunomodulatorët e suprimojnë sistemin imun dhe në këtë mënyrë mund ta modifikojnë rrjedhën e sëmundjes, mirëpo në rrezik për infeksionet oportunistike dhe komplikimet e tjera. Imunomodulatorët siç janë, azathioprina, mercaptopurina ose methotrexati, ndihmojnë në përmirësimin e sëmundjes dhe konsiderohen si terapi më e mirë te rastet më të rënda të sëmundjes Crohn.
Indikacionet për terapinë anti- α-TNF janë rastet me sëmundje të rëndë dhe mesatarisht të rëndë. Dobi të veçantë mund të kenë rastet me fistula ose manifestime jashtë-intestinale. Rekomandimet për terapinë anti- α-TNF nga institucionet shëndetësore evropiane nuk e kanë mbajtur hapin me arritjet e praktikës klinike. Megjithatë ato nuk i kanë sanksionuar terapitë të cilat kanë shfaqur sukses. P.sh. terapia me infliximab shoqërohet me zvogëlimin e qëndrimit në spital mbi 12 muaj, dhe sidomos preferohet në rastet kur është shëruar mukoza. Megjithatë mbetet për mjekimin e individëve të veçantë me sëmundje të panënshtrueshme ndaj terapive tjera, meqenëse zgjidhjet tjera janë shumë të pakta, ndërsa kirurgjia ëhstëështë shumë e shpejtë.
Ndërsa vendimi për terapinë biologjike te pacientët e veçantë, duhet të bazohet në aktivitetin e sëmundjes, reagimin ndaj terapisë së mëparshme, komplikimet e sëmundjes dhe faktorët e jashtëm.