Ekrem Kryeziu: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
Diplomoi në Akademin e filmit në [[Beograd]], dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e [[spikeri]]t e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhen shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjosori produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë.
* '''Ekrem KRYEZIU''', Ne TVB nga fillimi 1966 qe si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe UKA I BJESHKEVE TE NEMURA (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme.
Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.
Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas pesë vjetësh e le Beogradin për të filluar punë në TV e Prishtinës.
Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari “irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi”.
Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës “Labia” dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.
Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet.
Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në SHBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.
Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve “Një lindje” ka fituar çmimin ORWO, më 1973;
dy seriale televizive (“Po e zëm, po e zëm” 1971, skenarist e regjisor dhe “Pranvera në Prishtinë” 2001, skenarist);
tri teledrama (“Të ngujuarit” 1972, “Epoka para gjyqit” 1978, “Xhani Ballkaneze” 1980);
tetë filma TV (“Buka” 1974, “Por” 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, “E kafshoja terrin” 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar “Prix d’ Italie”, në Milano, “Kur pranvera vonohet” 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Gjurmë të Bardha” 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, “Një jetë e tërë” 1980, “Gjurmë të Bardha” 1980 – “Arena e Bronztë” për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, “Viktimat e Tivarit” 1993 dhe “Rruga Pa kthim” 1994;
dy videokomedi “Pa pardon” dhe “Sherif Patrioti” 1995;
dy filma artistikë “Buka e hidhur” dhe “Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna” 1997;
Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si “Të ngujuarit”, 1971 Prishtinë, “Epoka para gjyqit” 1978-2003, Teatri Popullor,Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, “Korridoret e Tmerrit” 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, “Lulekuqet” 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, “Teuta ose qerrja e fitores” 2004.
Aktualisht po punon me skenarin e filmit “Të korrat e Kosovës” dhe dramën “Sitorja”.
Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.
 
== Filmografia ==