[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v duhen referenca per keto shtojca
Etiketa: Undo
Rreshti 8:
 
==Globalizmi kulturor==
Në fillim duhet të bëjmë dallimin midis termave globalizëm (globalism) dhe globalizim,
 
globalizacion (globalization). Globalizmi, në thelbin e tij, përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjete të lidhjeve që i kapërcejnë hapësirat multi-kontinentale.
 
Përkundër kësaj, globalizimi shënon rritjen ose zvogëlimin në shkallë të globalizmit. Ai
 
fokusohet në forcat, dinamizmin ose shpejtësinë e këtyre ndryshimeve. Globalizmi, pra, e
 
përshkruan realitetin e të qenët i ndërlidhur, kurse globalizimi përfshinë shpejtësinë në të cilën këto lidhje shtohen apo pakësohen[1].  Ne këtu do të merremi me konceptin ‘globalizim’*, edhe pse për të njëjtën dukuri shpesh e hasim edhe termin globalizëm, sidomos e hasim të përdoret si një rrymë apo tendencë e cila e mbështet fort procesin e globalizimit.
 
Ç’është e vërteta, ekzistojnë shumë përkufizime (definicione) për atë se ç’është në të vërtetë globalizimi dhe lirisht mund të thuhet se këto përkufizime në të shumtën e rasteve janë tepër subjektive dhe varen nga përvoja dhe pozita e përkufizuesit, në ai ka mendime e qëndrime pro ose anti-globaliste.Një definicion tipik – mirëpo kufizues – mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ose IMF), i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tej-kufitare në mallra e në shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë[2].
 
Ky definicion ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturin globalizim ekonomik, ndërsa shumë të tjerë duken se pajtohen me atë se globalizimi më shumë është një koncept qytetërimi (civilizimi) me aspektet e ndryshme të tij ekonomike, politike, kulturore dhe teknologjike, të cilët mund të jenë ngushtë të gërshetuar me njëri-tjetrin.
 
Duke u mbështetur me sa u tha më lart, mund të themi se “Globalizimi është një term përfaqësues për një seri komplekse të ndryshimeve ekonomike, sociale, teknologjike, kulturore dhe politike, që vërehen në ndërvarësinë (interdependence), integrimin dhe ndërveprimin (interaction) gjithnjë në rritje midis popujve dhe kompanive në vende të ndryshme të globit, botës”[3].
 
Ata që globalizimin e vlerësojnë si një zhvillim pozitiv, parimet bazë të tij i përmbledhin nën këta tituj: shekullarizimi, demokracia liberale, ekonomia e tregut të lirë dhe shteti juridik kushtetutar. Disa të tjerë këtë e shprehin më shkurtë me treshin e termave: në fushën e së drejtës, revolucioni “i të drejtave njerëzore”; në fushën e politikës, demokracia liberale dhe në fushën e ekonomisë,
 
ekonomia e tregut të lirë dhe prodhimi i mbështetur në konkurrencë.Globalizimi sikur po shndërrohet në një fjalë magjike të përditshmërisë sonë. Proceset zhvillimore tashmë, nga dita në ditë, sikur janë duke u mbështetur në konceptet e internacionalizimit të të gjitha aktiviteteve njerëzore. E ashtuquajtura “botë e rrjedhave” është zëvendësuar me të ashtuquajturën “botë të vendeve ” (M. Castells). Kapitali qarkullon me shpejtësi të paparë, gjithashtu edhe mallrat, edhe njerëzit, edhe informatat, edhe idetë. Ky është një ekspansion i vërtetë dhe gati-gati edhe marramendës. Gjithashtu është evident edhe fakti se identiteti politik dhe ai kulturor në një mënyrë apo tjetrën po ndahet dhe po veçohet nga identiteti territorial (A. Appadurai). Njerëzimi, nga “prodhimtaria e gjërave në hapësirë” po lëviz drejt “krijimit të hapësirave” (H. Lefebvre). Kështu, nga dita në ditë, pa asnje dyshim, është duke u krijuar një kontekst global i ekzistencës së njeriut si dhe i krijimtarisë njerëzore në të cilat e përcaktojmë personalitetin tonë, ndërsa kemi gjithashtu edhe identitetin kulturor si dhe jetën tonë.
 
Globalizimi i ka përfshirë të gjitha qytetërimet, të gjitha kulturat dhe shoqëritë. Edhe pse i mbështetur në të ashtuquajturin liberalizim ekonomik, në funksionimin e tregut dhe standardizim, ai, mbi të gjitha, është një proces i llojllojshëm dhe kompleks. Llojllojshmëria dhe kompleksiviteti i globalizmit rrjedhin nga kyçja e qytetërimeve të ndryshme, nga kulturat dhe personat e ndryshëm në rrjedhat globale. Madje, gjithnjë e më shumë qartësohen edhe tipat e globalizimit ekonomik të cilat i mbështesin standardizimet e prodhimtarisë dhe këmbimin global kulturor të cilat, nga ana tjetër, mbështesin diversifikimin si dhe ridefinimin e identitetit kulturor. Globalizimi kulturor vihet re në perceptimet individuale të botës bashkëkohore si të definuar, por funksionale (në rrafshin e vlerave komunikuese dhe përmbajtjesore) të tërësive të ndërlidhura
 
==Globalizimi politik==