[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v +
Rreshti 39:
'''Enver Hoxha''' ([[16 tetor]]<ref name=":2" /><ref>B. Fevziu, ''Enver Hoxha,'' Tiranë: UET Press, 2011. ISBN 978-99956-39-35-1 "Në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënimet për lagjen “Teqe-Meçite-Hazmurat”, shënon se Enver Hoxha, ka lindur më 12 maj 1908. Shënimi sqaron se prindërit e tij janë Halil (babai) dhe Gjylo (nëna)”. Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930). Në Francë, figuron me ditëlindje 3 tetor ndërsa gazeta Bashkimi 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori, ditëlindja që ai festonte vetë u bë publike në gazetën Bashkimi më 16 tetor 1947."</ref> [[1908]] - [[11 prill]] [[1985]]) ishte një politikan [[komunizmi|komunist]] shqiptar që shërbeu si kreu i shtetit shqiptar nga viti [[1944]] deri në vdekjen e tij, si Sekretar i Parë i [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partisë së Punës së Shqipërisë]]. Ai ishte kryetari i [[Fronti Demokratik i Shqipërisë|Frontit Demokratik të Shqipërisë]] dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Shërbeu si [[Lista e Kryeministrave të Shqipërisë|Kryeministër i Shqipërisë]] 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.
U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Me ndihmën e jugosllavëve [[Miladin Popoviq]] e [[Dushan Mugosha]], drejtoi luftën e partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944. Hoxha përfshihet në listën e përpiluar nga [[Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit]], që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e [[Partia Komuniste Shqiptare|Partisë Komuniste Shqiptare]] dhe të [[Ushtria Nacionalçlirimtare|Ushtrisë Nacionalçlirimtare]], duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.<ref name="Gazeta Standard">{{cito lajm|last1=Gazeta Standard|title=Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që “rrëfyen” ekzekutimet në ushtrinë partizane|url=http://www.standard.al/2014/11/29/lufta-e-dyte-boterore-ne-shqiperi-e-papublikuar-arkivi-i-shtetit-260-emrat-qe-rrefyen-ekzekutimet-ne-ushtrine-partizane/|accessdate=22 May 2018|date=29 November 2014}}</ref>
Regjimi katërdhjetëvjeçar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar. Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe [[Sigurimi i Shtetit]]. Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.