[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fixed typo
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
v U kthye versioni 1865248 i bërë nga Valondibra19 (diskutimet): no lyrics in de.wiki
Etiketa: Undo
Rreshti 22:
 
Ka mbetur në histori edhe për veprat "Gramatika shqyp", Shkodër [[1909]], dhe "shkurtorja e historis së moçme", [[1910]], si dhe në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes "Rrnoftë Shqypnia", kushtuar shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. Xanoni vdiq në Shkodër më [[16 shkurt]] [[1915]] dhe çmohet si një veteran i arsimit dhe i kulturës shqiptare.
 
Poezi nga Pater Gjoni kushtuar At Anton Xanonit
"Mbi vorr t'Anton Xanonit" (1915)
 
Xanon, a vdiqe?A' imend se shi atehere
Kur Kisha e kombi n'Shqiptari t'mjerurme
Ndihmën tande me uzdajë ma te gjallë priten.
Ti i le këto zaje,e perbën cem t'një guri
Sot kalbesh n'vorr?!...Ty vllaznit e tu t'kanë pasë.
 
Pasqyrë jete: thalb zemre miqtë, dhe e bardha
Uzdajë e Atdheut,djemnia, diell të shkëlqyeshem
T'ka pasë, po ndër t'ashpra shtigje t'dijes
E ndër caktime t'megjeve t'urtisë.
Pse pra, me dekë?Pse kështu n'mjerim me i lëshue
E vllaznit e tu, e miqtë, e mban Atdheun
E ngratë, heu, keqas sot prej dhune shkelë?...
O vdekje e tmershme! O vdekje tri herë e shueme!
Sa e gjatë qenka kosa jote, e namuna...
 
Ah! po, se Shqiptaria,
derisa n'ndonjë gjak shqiptari t'gurugullojë,
Emnin s'ka me t'harrue; e ndër fatosa,
Që ravëz e Lirisë Atdheut ia çelën
Nëpër armë t'fesë e t'dijes, kan me t'njehë
E me t'u bindë evaritshme.
 
E kështu, derisa t'nderrohen stinët e motit
N'zemër t'shqiptarit ke me rrnue gjithherë.
 
== Burimi i të dhënave ==