[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
plotesim i artikullit me permbajtje dhe referenca
vNo edit summary
Rreshti 169:
Që nga ndërtimi i tij, ndërtesa ka qenë burim admirimi pavarsisht kulturës dhe gjeografisë pasi ndjesite personale dhe emocionale i kanë errësuar vlerësimet studimore të monumentit.<ref name="k231">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 231.</ref> Sipas një legjende të vjetër Shah Jahani planifikoi një mauzole për tu ndërtuar me mermer të zi si një Taxh Mahal të Zi përgjatë lumit Yamuna.<ref name="A210">Catherine B. Asher: ''Architecture of Mughal India''; 1992, fq. 210.</ref> Idea buron nga shkrimet fantastike të Jean-Baptiste Tavernier, një udhëtar evropian që e vizitoi Agran në vitin 1665. Është sugjeruar se Shah Jahani u përmbys nga djali i tij, Aurangzebi përpara se ta ndërtonte atë. Rrënoja mermeri të zi përgjatë lumit në ''Kopshtin e Dritës së Hënës'', Mahtab Bagh, duket se e mbështesin këtë legjendë. Megjithatë, gërmimet e zhvilluara në vitet 1990 zbuluan se ato ishin gurë të bardhë që ishin çngjyrosur duke u bërë të zinj.<ref name="k249">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 249.</ref> Një teori më e besueshme për origjinën e mauzoleut të zi u tregua në vitin 2006 nga arkeologët që rindërtuan një pjesë të pellgut në Kopshtin e Dritës së Hënës. Një pasqyrim i errët i mauzoleut të bardhë mund të shihet qartësisht, duke përshtatur fiksimin e Shah Jahanit me simetrinë dhe pozicionimin e vetë pellgut.<ref>Warrior Empire: The Mughals of India (2006) A+E Television Network.</ref>
 
Nuk ekzistojnë dëshmi për të mbështetur përshkrimet që përshkruajnë, shpesh në hollësi tmerruese, vrasjet, coptimet dhe gjymtimet që hamendësohej se Shah Jahan u shkaktonte arkitektëve dhe artizanëve të ndryshëm të lidhur me mauzoleun. Disa histori pohojnë se ata që u përfshinë në ndërtim nënshkruan kontrata duke pranuar vetë që të mos kishin bërë ndonjë dizajn të ngjashëm. Pohime të ngjshme janë bërë për shumë ndërtesa të famshme.<ref name="K239">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 239.</ref> Nuk ekzistojnë dëshmi për pohimet se Lord William Bentinck, guvernatori i përgjithshëm i Indisë në vitet 1830, me gjasa planifikoi të shkatërronte Taxh Mahalit dhe marr mermerin. Biografi i Bentinck-ut John Rosselli thotë se historia buron nga ngritja e fondeve nga Bentinck-u nga shitja e mermerit të hedhur gnanga [[Fortesa e Agras]].<ref>J. Rosselli: ''Lord William Bentinck the making of a Liberal Imperialist, 1774–1839''; 1974, fq. 283.</ref>
 
Një tjetër mit sugjeron se duke goditja e siluetës së majëzës bënë që të dali ujë. Edhe sot, zyrtarët gjejnë byzylykë të thyer rreth siluetës.<ref name="k240">Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 240.</ref>