Ndryshimi mes inspektimeve të "Rilindja Kombëtare"

Lëvizja kombëtare, me objektivat e saj themelorë, me luftën për çlirimin e Shqipërisë nga robëria e huaj dhe për ruajtjen e tërësisë së territoreve të saj, ishte një front i gjerë, i cili bashkoi shumicën dërrmuese të forcave shoqërore të vendit. Edhe udhëheqja e lëvizjes kombëtare nuk i takoi një force të vetme shoqërore. Në krye të saj dolën përfaqësues të borgjezisë, të inteligjencës, të çifligarëve (të bejlerëve) me prirje atdhetare, elementë të veçantë të parisë, klerikë atdhetarë, përfaqësues të fshatarësisë etj. Nga radhët e gjithë këtyre forcave dolën një varg i tërë mendimtarësh, që u bënë udhëheqës ideologjikë, kulturorë e politikë, ndërsa nga grupet e tjera shoqërore dolën organizatorë dhe drejtues politikë e ushtarakë të lëvizjes kombëtare.
 
Shkrimtarët me të dalluar të kësaj epoke ishin [[Naim Frashëri]], [[Jeronim de Rada]], [[Zef Skiroi]], [[Andon Zako Çajupi|Anton Zako Cajupi]], [[Gavril Dara i Riu]], [[Ndre Mjeda]], [[Asdreni]], etj.
 
== Karakteri Demokratik dhe Antifeudal i Rilindjes ==