Gavril Dara i Riu: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1866378 i bërë nga Reafletshqip (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 1:
{{Leter Tabela Fillim}}
== Biografia ==
{{Leter figura|Gavril Dara.jpg}}
{{Leter emri| Gavril Dara }}
 
{{Leter ditëlindje|1826 }}
{{Leter vendlindje|Pallaci}}
<!-- {{Leter ditëvdekje|}} -->
<!-- {{Leter vendvdekje|}} -->
{{Leter kombësia| Shqiptare}}
{{Leter shtetësie|Italiane}}
{{Leter profesioni| Shkrimtar, jurist}}
<!--{{Leter shënim|*}} -->
<!-- {{Leter mirnjohje| }}-->
{{Leter Tabela Fund}}
 
''' Gavril Dara i Riu ''' lindi më [[1826]] në [[Pallaci]] të [[Sicilia|Sicilisë]] në një familje të trashëguar bujarësh [[shqiptarë]], që kishin kaluar përtej [[Adriatik]]ut pas vdekjes së [[Skënderbeu]]t. Po kështu Dara i Riu bëhet poeti trashëgimtar, pra brezi i tretë i një familjeje me kulturë kombëtare, ku kishin bërë emër gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanërisht në mbledhjen e folklorit [[arbëresh]]. Kjo trashëgimi kulturore familjare ashtu dhe talenti i tij do të përbëjnë shtratin krijues që prodhoi poezinë e tij të madhe.
 
Dara mbaroi seminarin shqiptar të Palermos dhe përfundoi studimet për drejtësi dhe punoi si avokat. Si njeri i zoti në fjalë e në veprime, mori pozita administrative në disa qytete. Botoi një fletore letrare me emër ''Paligenesi'', që merrej me letërsi italiane. Në [[Romë]], në vitet [[1871]]-[[1874]], drejtoi të përkohshmen ''La riforma''. Fundin e jetës e kaloi në qytetin Xhirxhenti, në të cilin vdiq më [[1885]].
Dara u mor me drejtësi, gazetari e [[poezi]], duke pasur interes të veçantë për [[filozofi]] e [[Arkeologjia|arkeologji]]. Ai u mor me jetën e me kulturën italiane. Po si trashëgimtar i brezave të kulturuar të familjes, ai u mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra ''[[Kënga e sprasme e Balës]]'', që u botua e plotë më [[1906]] në Katancaro. Më parë [[Zef Skiroi]] kishte nisur botimin e poemës më [[1887]], mirëpo një botim në vazhdime u bë në ''La Nazione Albanese'' gjatë viteve [[1900]]-[[1902]]. Dara kishte shkruar edhe ''Alcune Poesie'' ([[1848]]) dhe ''I nostri mali'' ([[1870]]).
 
''[[Kënga e sprasme e Balës]]'' është pandan i ''Milosaos'' të [[Jeronim de Rada|De Radës]] : ka figurën poetike të freskët si ajo, por ka një strukturë artistike më të lidhur. Është një kryevepër e poezisë romantike shqipe.
 
{{për përmirësim}}
Gavril Dara (I riu)
== Hyrje dhe biografia ==
 
Zanafillën e vet lëvizja letrare arbëreshe e pati në ngulimet e Siçilisë, me studjues e letrarë të ndryshëm, si: Matrënga në shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara (plaku) dhe Andrea Plaku në shekullin e XVIII. Në kohën kur kjo lëvizje fitoi karakter të ri kombëtar u përfaqësua nga Gavril Dara (i riu), që vijoi traditën e nisur nga i ati dhe i gjyshi. Lindi në Pallacë (Palazzo Adriano) më 6 janar 1827. Mësimet e para i mori në seminarin shqiptar të Palermos. Po në këtë qytet ai kreu studimet e larta për drejtësi. Udhën e krijimtarisë e nisi herët, në moshën 13-15 vjeçare. Në fillim shkroi vjersha që më tepër ishin intime. Shkëndia që i dha zjarr talentit të tij, ishin idetë liridashëse, ideali i bashkimit të Italisë dhe dëshira për ndryshime demokratike. Këto ide janë derdhur në vëllimin "Disa poezi", shkruar në italisht, që doli në dritë në vitin më të zjarrtë të revolucionit më 1848. Vëllimi është si një ditar i lëvizjes revolucionare të asaj kohe. Në të spikat një brendi ideore e pasur dhe disa tipare të individualitetit krijues të Darës, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerën artistike të vëllimite dëmtojnë karakteri abstrakt dhe retorizmi.