Lufta e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 191:
Sipas disa artikujve, Sekretari Federal i Mbrojtjes Kombëtare, Admirali i Flotës Branko Mamula, thoshte se "nga 1981 deri në 1987, 216 organizata ilegale shqiptare me 1,435 anëtarë u zbuluan brenda UKJ". Mamula thoshte se shqiptarët etnikë po pregatiteshin për të "vrarë oficerë dhe ushtarë, duke helmuar ushqimin dhe ujin, sabotim, hapjen e arsenaleve të armëve dhe vjedhjen e armëve dhe municioneve, dezertim dhe shkaktim i trazirave nacionaliste brenda njësive të ushtrisë".<ref name=NYDB/>
 
Në një memorandum iu kushtua vëmendje speciale Kosovës, duke thënë që në atë rajon serbët po përballeshin me "genocid fizik, politik, ligjor dhe kulturor" dhe ishin në një "luftë të hapur dhe totale" që vazhdonte nga vjeshta e vitit 1981. Në këtë propagandë thuhej se statusi i Kosovës në 1986 ishte humbja më e madhe historike e serbëve që prej çlirimit nga osmanët në 1804, duke e renditur si më të rëndë se pushtimi Nazist dhe se pushtimi i Serbisë nga [[Austro-Hungaria]] në Luftën e Parë Botërore. Autorët e Memorandumit pretendonin se 200,000 serbë janë larguar nhanga rajoni përgjatë njëzet viteve. Memorandumi kërkonte kthimin e serbëve të larguarve dhe rritjen e sigurisë dhe kushteve të serbëve në Kosovë.
 
Memorandumi SANU provokoi shumë reagime: Shqiptarët e shikonin si një përpjekje për rritjen e supremacisë serbe, duke thënë që ata pak serbë që u larguan (rreth 2000-5000) u larguan vetë për arsye ekonomike, ndërkohë që Sllovenët dhe Kroatët, e panë si kërcënim. Serbët e pritën mirë por disa prej komunistëve të vjetër e kundërshtuan ashpër.