[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike duke përdorur AWB
/b
Rreshti 23:
Zona rreth Aberdeen ka qenë e banuar qysh prej të paktën 8000 vjetësh, kur fshatra prehistorike ishin ngritur në luginat e lumenjve ''Dee'' dhe ''Don''.
 
Në 1319, Aberdeen mori statusin e ''Royal Burgh'' (Kryeqytetit Mbretëror) nga mbreti skocez <b>Robert the Bruce</b>, çka transformoi qytetin ekonomikisht. Dy universitetet e qytetit, Universiteti i Aberdeen, themeluar në 1495, dhe Universiteti Robert Gordon, të cilit iu dha statusi i universitetit në 1992, e bëjnë Aberdeen qendrën arsimore të veri-lindjes së [[Skocia|Skocisë]].
 
Industritë tradicionale të peshkimit, prodhimit të letrës, ndërtimit të anijeve, si dhe tekstilet janë zëvendësuar nga industria e naftës dhe aktiviteti i portit detar të Aberdeen. Fusha e helikopterëve të Aberdeen është fusha komerciale e helikopterëve më e madhe në botë dhe porti detar i Aberdeen është porti më i madh në veri-lindje të [[Skocia|Skocisë]].