[[Skeda:IslamSymbolAllahComp.PNG|thumb|150px|Alladhim”-llah,“(si nëGjithëfuqishmi. shkrimin [[Gjuha arabe|arab]].]]”!
{{Islam}}
1. '''ALL-LLAH'''. Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute, emër me të cilin përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore. Është emër i përveçëm dhe nuk është i prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term i tillë përdoret vetëm për të dëshmuar Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute. Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si tregues për Të, kur janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë pos Tij…” (El-Hashr,23) ose “Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim”-“Allahu është një, që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë pos Tij, Zot i Arshit të madh”, (En-Neml, 26)etj.
Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund rëskun-furnizimin për robërit e devotshëm.
Në [[Kur’an]] ky emër është përdorur '''2690''' herë, ndërsa nëse ia shtojmë edhe emërtimin që rrjedh po prej këtij emri “Lil-lah”, ose “ilah” ose “lehu” ose “huve”, atëherë ai del se është përmendur mbi '''2700''' herë.
Me këtë emër hyjnor nuk është emërtuar dhe as që mund të emërtohet dikush tjetër. Madje ky është edhe një sfidim hyjnor për mbarë njerëzimin, sepse Allahu xh.sh. thotë : “A di ti për Të (Allahun) emërtues tjetër” ?! (Merjem, 65)
Me fjalën Allah, janë hapur mbi tridhjetë e pesë ajete kuranore të shpërndamë nëpër kaptina të ndryshme të Kur’anit.
Emri Allah, do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij.
Pa dyshim është emri më i madh dhe më i ndritur i Krijuesit, për të cilin ka dhënë shenjë edhe [[Pejgamberi]] ynë, se, po t’i lutet dikush Zotit me emrin e Tij më të madh, njeriut ia jep atë që kërkon.
Duhet ditur se vetëm me emrin Allah plotësohet dëshmia islame e cila është “La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulullah”.
Me këtë emër të lartë hyjnor, fillojmë çdo punë, dhe me këtë emër hapen të gjitha kaptinat e Kur’anit, do të thotë me
'''(Bismil-lahi Rrahmani Rrahim)'''
1. '''ALLAH''' - Zot
2. '''ER-RRAHMAN''' - i Gjithëmëshirëshmi. Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.
3. '''ER-RRAHIM''' – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.
4. '''EL-MELIK''' – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.
5. '''EL-KUDDUS''' - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t’i mvishet.
6. '''ES-SELAM''' – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi.
7. '''EL-MU’MIN''' – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit.
8. '''EL-MUHEJMIN''' – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.
9. '''EL-AZIZ''' – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me Fuqinë e Tij.
10. '''EL-XHEBBAR''' - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.
11. '''EL-MUTEKEBBIR''' - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore.
12. '''EL-KHALIK''' – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetëm dhe i Pashoq.
13. '''EL-BARIU''' – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”!
14. '''EL-MUSAVVIR''' – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur.
15. '''EL-GAFFAR''' – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret.
16. '''EL-KAHHAR''' – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret.
17. '''EL-VEHHAB''' – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta.
18. '''ER-RREZAK''' – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse është besimtar apo pabesimtar.
19. '''EL-FETTAH''' – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje.
20. '''EL-’ALIM''' - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë.
21. '''EL-KABID''' – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj.
22. '''EL-BASIT''' – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm.
23. '''EL-HAFIDU''' – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran.
|