Dhimitër Berati: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
+
Rreshti 1:
{{Kutia Politikan|Emri=Dhimitër Berati|Figura=Dhimitër Beratti.jpg|Madhësia e Figurës=250px|Detyra=Ministër i Ekonomisë Kombëtare|Fillimi i afatit=15 qershor, 1934|Mbarimi i afatit=7 nëntor, 1936|Paraardhësi=[[Musa Juka]]|Pasardhësi=[[Kostaq Kotta]] zëvendësisht|Datëlindja=[[15 tetor]] [[1886]]|Vendlindja=[[Korça|Korçë]], [[Perandoria Osmane]]|Datëvdekja=[[8 shtator]] [[1970]]|Vendvdekja=[[Roma|Romë]], [[Italia|Itali]]|Kombësia=Shqiptare|Profesioni=Publicist, jurist, arsimtar, ministër|Shkolla=Universiteti i Bukureshtit|Grada shkencore=Jurist|Partia=|Bashkëshortja=|Fëmijë=|Feja=|Nënshkrimi=|Nënshkrimi_madhësia=|Nënshkrimi_përshkrim=|Emblema=|Emblema_madhësia=|Emblema_përshkrim=|Detyra2=Ministër sekretar shteti i Kulturës Popullore|Fillimi i afatit2=3 dhjetor, 1941|Mbarimi i afatit2=4 janar, 1943|Paraardhësi2=-|Pasardhësi2=[[Eqrem bej Vlora]]}}
 
'''Dhimitër Berati''' ([[Korça|Korçë]], [[15 tetor]] [[1886]] - [[Roma|Romë]], [[8 Shtator|8 shtator]] [[1970]]) ka qenë nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]], politikan dhe diplomat shqiptar.
 
== Biografia ==
U lind në Korçë më 15 tetor 1886. Studimet e larta i kreu në Fakultetin eShkencavee Shkencave Politiko-Administrative dhe në Fakultetin e Drejtësisë të Rumanisë[[Bukureshti|Bukureshtit]]. Pas vitit 1904 ishte ndër veprimtarët kryesorë të [[Shqiptarët në Rumani|kolonisë shqiptare të Rumanisë]]. U kthye në atdhe më 1907 dhe punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe drejtor i shkollës së natës.
 
Në nëntor 1912 organizoi mbledhjen e Bukureshti, ku u zgjodh delegat i kolonisë në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]]. Më pas qe drejtor i gazetës "Përlindja e Shqipniës" dhe sekretar i misionit diplomatik të [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]]. Në vitet 1913 - 1914 qe kryeadministrator i spitaleve të Shqipërisë. Më 1914 emigroi sërish në [[Rumania|Rumani]].
 
Më 1921 - 1922 u caktua këshilltar legate në Paris. Më 1922 sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe nga ai vit deri më 1924 në krye të Drejtorisë Politike të ministrisë. Në korrik të 1924 qe zëvendësisht sekretar i përgjithshëm i [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]. Më 1924 - 1925 u caktua kryekonsull në [[Sofja|Sofie]] dhe në vitin 1926 iu rikthye detyrës së sekretarit të legatës. Më 1929 - 1932 ricaktohet në krye të Drejtorisë Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 1932-34 sekretar i përgjithshëm i ministrisë, më 1934 - 1936 ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe zëvendësisht ministër i Arsimit. Më 1936-37 rikthehet sekretar i përgjithshëm i MPJ dhe nga 1937 deri më 1939 qe ministër i Shqipërisë në Romë. Mbetet më pas në listat e Zyrës së Likuidimit.
 
Në kabinetin [[Mustafa Kruja|Kruja]], u caktua ministër i Kulturës Popullore në vitet 1941 - 1943.
 
Në prag të vendosjes së plotë të regjimit komunist u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Romë, ku shkroi mjaft artikuj në revistën "[[Shêjzat]]" drejtuar nga [[Ernest Koliqi]]. Ndërroi jetë në qytetin e amshuar më 8 shtator 1970.<ref name=":1">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=88-89}}</ref>
 
Dhimitër Berati lindi më [[15 tetor]] të vitit [[1888]] në [[Korçë]].<ref name=":1">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=88-89}}</ref>
 
== Referencat ==