Dhimitër Berati: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 6:
U lind në Korçë më 15 tetor 1886. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politiko-Administrative dhe në Fakultetin e Drejtësisë të [[Bukureshti|Bukureshtit]]. Pas vitit 1904 ishte ndër veprimtarët kryesorë të [[Shqiptarët në Rumani|kolonisë shqiptare të Rumanisë]]. U kthye në atdhe më 1907 dhe punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe drejtor i shkollës së natës.
 
Në nëntor 1912 organizoi mbledhjen e Bukureshti, ku u zgjodh delegat i kolonisë në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]]<ref name=":1" /> dhe iu bashkua grupit të [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]].<ref>{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897 - 1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=65}}</ref> Më pas qe drejtor i gazetës "[[Përlindja e Shqipënies|Përlindja e Shqipniës]]" dhe sekretar i misionit diplomatik të [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]]. Në vitet 1913 - 1914 qe kryeadministrator i spitaleve të Shqipërisë. Më 1914 emigroi sërish në [[Rumania|Rumani]].
 
Më 1921 - 1922 u caktua këshilltar legate në [[Parisi|Paris]]. Më 1922 sekretar i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe nga ai vit deri më 1924 në krye të Drejtorisë Politike të ministrisë. Në korrik të 1924 qe zëvendësisht sekretar i përgjithshëm i [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]. Më 1924 - 1925 u caktua kryekonsull në [[Sofja|Sofie]] dhe në vitin 1926 iu rikthye detyrës së sekretarit të legatës. Më 1929 - 1932 ricaktohet në krye të Drejtorisë Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 1932-34 sekretar i përgjithshëm i ministrisë, më 1934 - 1936 ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe zëvendësisht ministër i Arsimit. Më 1936-37 rikthehet sekretar i përgjithshëm i MPJ dhe nga 1937 deri më 1939 qe ministër i Shqipërisë në Romë. Mbetet më pas në listat e Zyrës së Likuidimit.
 
Në kabinetin [[Mustafa Kruja|Kruja]], u caktua ministër i Kulturës Popullore në vitet 1941 - 1943.<ref name=":1" />
 
Gjatë periudhës 1943-1944, qeveria shqiptare e ngarkoi me një shumë të hollash që t'ua shpërndante shqiptarëve nevojtarë në kryeqytetin italian. Shërbim që e bëri me mjaft kursim, duke shpërndarë ndihma të vogla. Një ditë, pjesën e mbetur, si mori honorarin e tij deri çastin e fundit, ia dorëzoi [[Kadri Hoxha|Kadri Hoxhës]]. Shumë e cila u vu menjëherë në përdorim të propagandës për formimin e celulës komuniste të Milanos.<ref>{{Cite book|title=Shkrime për Historinë e Shqipërisë|last=Këlcyra|first=Ali|publisher=Onufri|year=2012|isbn=978-99956-87-81-6|location=Tiranë|pages=458-459}}</ref>
 
Në prag të vendosjes së plotë të regjimit komunist u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Romë, ku shkroi mjaft artikuj në revistën "[[Shêjzat]]" drejtuar nga [[Ernest Koliqi]]. Ndërroi jetë në qytetin e amshuar më 8 shtator 1970.<ref name=":1">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=88-89}}</ref>