[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Historia: reference per "fushen e Savres dhe Gylakea-n
Rreshti 5:
==Historia==
Fusha e Myzeqesë në lashtësi quhej '''Gylakea''', sipas emrit të komandantit grek që pushtoi Apoloninë dhe më vonë, në lashtësinë e vonë dhe Mesjetën e hershme quhej '''Fusha e Savrës''' ('''Saura''').<ref name="Dhana2010">{{cite book|author=Petraq Dhana|title=Arsimi Dhe Kultura Ne Myzeqe (1912 - 1990)|url=https://books.google.com/books?id=LI9aAgAAQBAJ&pg=PA30|date=August 2010|publisher=Lulu.com|isbn=978-0-557-58307-2|pages=30–}}</ref> Më vonë mori emrin e sotëm ''Myzeqe'' nga familja fisnike të [[Familja feudale e Muzakajve|Muzakajve]], e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë [[shekulli XIV|shekujve të XIV]] dhe [[shekulli XV|XV]].<ref name="Dhana2010"/> Lidhja e Muzakajve me emrin Myzeqe mbështetet te një dokument venedikas i 28 prillit 1412, ku emri i kësaj fushe është Muzakia. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri, arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik gjatë [[mesjeta|mesjetës]]. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë ''"Kulla e Pirgut"'' në jug të [[Karavasta|Karavastasë]]. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqesë.
 
Në periudhën e sundimit të gjatë [[sllav]] të [[Uroshit të II]], kjo fushë njihet me emrin Fusha e Savrës. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqendër ka qenë [[Bashtova]] me kështjellën e saj [[veneciane]]. Kujtojmë se kjo kështjellë në mesjetë gjendej në të majtë të lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, kështjella dhe disa fshatra të Myzeqesë mbetën në anën e djathtë të lumit dhe sot e kësaj dite janë nën juridiksionin e [[Kavaja|Kavajës]]. Nëpërmjet skelës lumore të pirgut në ato kohë eksportohej drithë në drejtim të [[Raguza|Raguzës]] nga anijet e huaja dhe ato të sundimtarëve vendas.