[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
== Jeta ==
 
Leu në Shkodër, e bija e Mustafa Nuri Pipës dhe Hatixhe Lloshit, nga i ati me origjinë libohovite ndërsa nga e ëma shkodrane me origjinë dibrane.<ref>[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III,'' Shkodër: "Idromeno", 1999.</ref>. Qe ma e madhja ndër vajzat dhe tre vjet më e vogël se vëllai i saj, Arshiu. U rrit me të vëllain [[Arshi Pipa|Arshiun]] deri kur ai shkoi në Universitet ndërsa ajo në [[Instituti Femëror "Nana Mbretneshë"|normalen e Tiranës]].
 
Pasi mbaroi shkollën e mesme u kthye tek familja në Shkodër, dëshira e saj për të vazhduar shkollën e lartë jashtë shteti u pengua nga mundësitë familjare. Gja kjo që e mërziti dhe nisi të lexonte bindshëm romane, vepra shkencore, kritikë letrare, histori, autorë filozofie si dhe ndonjë studim mbi ta. Dinte mjaft mirë italishten dhe njihte frëngjishten mbi bazat. Nga fundi i vitit 1943 familja Pipa u zhvendos ne Tiranë, ku Bedi do të ndihej më mirë krahas ''shtrëngesës prapanike'' që ndiente në vendlindje. U emërua mësuese, detyrë në të cilën e gjeti ''Çlirimi''.