[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 3:
== Terminologjia ==
<blockquote><small>Shih edhe: ''[[Shpirti|Shpirt]]''</small></blockquote>Sipas disa studjuesve ''lugati'' është një ''interpretatio albanica'' e venetishtes "legato" apo latinishtja "legatus".<ref>{{Cite book|title=Etnos në epos|last=Sinani|first=Shaban|publisher=Naimi|year=2011|isbn=978-9928-109-02-6|location=Tiranë|pages=15}}</ref><ref name=":0">{{Cite book|url=https://peizazhe.com/2010/04/13/legate-dhe-lugeter/|title=Legatë dhe lugetër|last=Vehbiu|first=Ardian|publisher=peizazhe.com|year=13 prill 2010|isbn=|location=|pages=}}</ref> [[Vladimir Orël|Orel]], duke përmendur mendimin e [[Norbert Jokl|Joklit]] dhe [[Franc Miklosiç|Miklosich]], sheh tek rrokja e parë gjurmë të ujkut në gjuhën latine ''lupus,'' duke u munduar ta rindërtojë si ''lupus pecatus'' (angl. ''werewolf;'' it. ''lupo mannaro'') që i përgjigjet kuptimisht ''vurkollakut'', por sipas fjalorit të [[Robert Elsie|Elsiet]], edhe lugati ruan lidhje me hënën e plotë.<ref name=":0" />
 
=== Sipas Hahnit ===
Në kreun "Hije, xhind, thesare dhe ëndrra" të vëllimit të tij "Albanesische Studien" shkruar më 1854, [[Johan Georg fon Han|Hahn]] e përshkruan ''luvgatin'' ([[Toskërishtja|tosk]]. ''lugatin''):<blockquote><small>"[...] lugetnit janë kufoma muhamedanësh me thonj shumë të mëdhenj, të cilët shëtisin me gjithë qefinat, hanë gjithçka u del para dhe mysin njerëz. 86. Shënim: këtë shpirt të keq e kanë edhe francezët - ''loup garou'' [...]"</small></blockquote>
 
== Besojmat ==
Në kreun "Hije, xhind, thesare dhe ëndrra" të vëllimit të tij "Albanesische Studien" shkruar më 1854, [[Johan Georg fon Han|Hahn]] e përshkruan ''luvgatin'' ([[Toskërishtja|tosk]]. ''lugatin''):<blockquote><small>"[...] lugetnit janë kufoma muhamedanësh me thonj shumë të mëdhenj, të cilët shëtisin me gjithë qefinat, hanë gjithçka u del para dhe mysin njerëz. 86. Shënim: këtë shpirt të keq e kanë edhe francezët - ''loup garou'' [...]"</small></blockquote>Hahn shton se për veriorët me të cilët kishte rënë në kontakt, të krishterët nuk çoheshin kurrë lugat, ndërsa ndër jugorë nuk kishte dallim fetar në të qenët lugat.<ref>{{Cite book|title=Studime shqiptare|last=Von Hahn|first=Johan Georg|publisher=IDK|year=2013|origyear=1854|isbn=978-99943-982-5-6|location=Tiranë|pages=225-226|translator=[[Veniamin Dashi]]}}</ref> Në Kosovë besohet se lugat ngrihej edhe i vdekuri që nuk i është vënë pranë fillorja e pushkës, masha, drapëri ose ndonjë hekur tjetër sepse, me sa duket, hekuri i mban larg të gjithë shpirtërat. Njëjtë edhe në vise të tjera në veri, gjithnjë vinin në varr një lopatë apo shatë, gjersa të kalbej trupi përfundimisht, me qëllim që djalli të mos i shkonte rrotull dhe ta merrte të vdekurin. Që ta parandalonin këtë gjë, në Kosovë shkonin dhe e ruanin varrin e të vdekurit për tri netë rresht, sepse mendohej se gjatë këtyre tri netëve do të vinte djalli, natën e parë i veshur me petka të bardha, të dytën me të kuqe dhe të tretën me të verdha. Në Korcë, të vdekurin nuk e linin natën vetëm, sepse kishin frikë se po ta kapërcente një mace, ai do të ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatë ditësh, shkonte natën në shtëpinë e tij dhe hante pak miell. Po të ishte grua, merrte ushqime, plackiste ç’të gjente dhe i fuste në varrin e saj.
 
Të premten nuk dilte, por tre-katër netët në vazhdim shkonte dhe trazonte në shtëpinë ku kish vdekur. Kur të gjallët bëheshin të vetëdijshëm për të, e kuptonin se do të kishte qënë “ajo”. Në Poliçan besohej se Lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve, kurse në Kurvelesh vetëm midis të krishterëve. Lugati mund të marrë trajta të ndryshme: trajtë caliku (shakulli), që rri në kuzhinë, në shtrat ose mbi menderin ku flenë gjindja, të një thithlope të madhe, të një qeni, që rri në fund të shtratit të së shoqes, të njeriut, ashtu siç ka qenë edhe në gjallje, por i mbështjellë me qefin. Në kësi rastesh lëviz duke u tërhequr zvarrë, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqërit. Në ferrat që has në udhë lë gjithandej copa qefini.