Ali Pashë Tepelena: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 55:
Lindi në [[Beçishti|Beçisht]], në një familje feudale të mesme, pasardhës të një dervishi tregtar me prejardhje nga [[Horasani]] sipas traditës familjare. Dervishi quhej Nazif dhe u vendos në një [[Teqeja|teqe]] [[Halveti|halvetish]] në [[Tepelena|Tepelenë]], ku pas gjasave arriti të gëzojë ndikim ndër banorët e viseve. I biri, Mustafa beu (Muço) arriti të futej në radhën e dyerve të fisme shqiptare duke u martuar me një vajzë çalamane të bejlerëve të [[Këlcyra|Këlcyrës]].
 
Pas Muço beut, ishte Myftar beu ([[Sami Frashëri|Samiu]] e quan Ali Pashë me gradë ''miri miran'')<ref name=":0" /> që fitoi pozitën më të lartë duke u caktuar ''dizdar'' (kështjellar) i Tepelenës; dhe më pas ra rob dhe u var në litar gjatë rrethimit të dytë të Korfuzit.<ref name="Vlora56" /> Një nga tre djemtë e Myftar beut,<ref name=":0" /> Veli beu muar për grua Esmiha hanëmin nga dera e bejlerëve të [[Konica|Konicës]] që më pas do të njiheshin si Zenelbejllinjtë,<ref name="Vlora56" /> çifti pati një djalë dhe një vajzë, Aliun dhe Shahnisanë.<ref name=":0" />
 
== Biografia ==
 
=== Rinia ===
I ati u vra kur Aliu qe nëntë apo dhjetë vjeç dhe u rrit nga e ëma.<ref name="Norris1993">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=kTcRDKnYf2cC&pg=PA231|title=Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World|author=H. T. Norris|publisher=C. Hurst & Co. Publishers|year=1993|isbn=978-1-85065-167-3|pages=231–}}</ref> Familja Tepelena, tashmë e përfaqësuar nga dy të mitur, ra në grindje me [[Kardhiqi|Kardhiqin]], fshat i lirë, se kush do të ishte ''këmborë'' për disa fshatra përreth [[Karjani|Karjanit]] dhe sidomos fshatin [[Kakosi|Kakos]], të drejtë që prej brezash kishteishte ushtruar Tepelenët. I pari i Kardhiqit, Demir agë Dosti po e mëtonte tashmë këtë të drejtë për vete.
 
Më 1752 hanko Esmihaja me të bijën udhëtuan drejt Karjanit që të vilnin taksën e këmborës që Tepelenët e vilnin si përfaqësues vendorë të [[Porta e Lartë|Portës së Lartë]]. Kardhiqiotët i bënë pritë në kthim në një grykëmali, i morën Esmihanë me të bijën me vete në Kardhiq, i detyruan të kthenin të ardhurat e paligjshme disavjeçare nga kjo taksë dhe iu bënë të qartë që mos ta pretendonin më në të ardhmen. Esmiha hanëmi e bëri këtë lëshim kundrejt kardhiqiotëve, por ushqeu hakmarrje tek i biri. Aliu iu dha jetës së komitit me trimat e vet deri kur më 1763 i kërkoi dorën Hanko pashës (e shoqja e pashës), e bijësbija e [[Ahmet Kurt Pasha|Ahmet pashë Ngurzës]]. Por Hankoja nuk e pranoi kërkesën e tij dhe më 1766 u martua me Ibrahim pashë Vlorën.
 
=== Ngritja ===
Dy vjet më pas Aliu u martua me të bijën e sanxhakbeut të Delvinës, Kapllan [[Asllan Pashallinjtë|Asllanpashalliut]], Ymi Gylsym hanëmin. Pas varjes së vjehrrit dhe rivalitetitngadhënjimit mesi i tretë në dyertrivalitetin e dyerve të Kokajve dhe Selimaj-Hajdaragaj-Dostëve, iu postindha eposti i kajmekamit të bejlerbeut të Rumelisë dhe mori titullin e pashait me një tujë në krye të [[Sanxhaku i Delvinës|Sanxhakut të Delvinës]]. Pas luftës së Perandorisë Osmane me [[Perandoria Ruse|Rusinë]] më 1787, ku mori pjesë me pasuesit e vet nën komandën e Vezirit të Madh, Jusuf Pashës, Ali Pasha u shqua në luftime. Arsye për të cilën, pas traktatit të paqes u emërua sanxhakbej i Tërhallës dhe ''derbahat naziri'' (kryembikëqyrës i qafëmaleve dhe rrugëve të Rumelisë); kësodore pastroi rrugët nga cubat duke i marrë si pasues të vet dhe duke u fuqizuar e pasuruar gjithnjë e më tepër.<ref>{{Harvnb|Vlora|2010|pages=300-301}}.</ref>
 
Pas një rivaliteti me Ali Izet pashë Kukën, të parin e Alizotëve, dhe duke mënjanuar anëtarin më të shquar të atëhershëm të Asllanpashallinjve, Ymer beun, shtiu në dorë Janinë dhe Porta e Lartë e emëroi vali pasi qe e zënë me telashe të tjera. Ali Pasha, i mbetur vejan ndërkohë, u martua me Zeliha hanëmin, gruan e ndarë të Ahmet bej Asllanpashalliut. Bejlerëve të familjes Asllanpashalliu që i kishin dalur kundër dhe kishin pronat në Artë, u premtoi falje dhe miqësi, ndërsa Sanxhakun e Tërhallës ia la të birit 17 vjeçar, Veli beut.<ref>{{Harvnb|Vlora|2010|page=302}}.</ref>
Me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi [[Epiri]]n dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.
 
Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.
 
Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e [[çifligarë]]ve të rinj po dhe të [[borgjezi]]së tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të [[anarkia|anarkisë]] [[feudale]] në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. [[Janina]] u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të [[Rumelia|Rumelisë]] Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të [[Shqipëria|Shqipërisë]], një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç [[gjuha greke|greqishtes]] si gjuhë shkrimi dhe [[gjuha shqipe|shqipja]]. Në vitet [[1798]]-[[1812]], duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] në periudhën e luftërave të [[Napoleon Bonaparte|Napoleon Bonapartit]], Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i [[Preveza|Prevezës]] deri afërsisht në [[shkumbini|lumin Shkumbin]]. [[Pashallëku i Janinës]] u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe [[Anglia]], drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer [[Porta e Lartë|Portën]]. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.