Bashkimi Evropian: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 61:
 
Sot Këshilli Evropian është njëri nga instutucionet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian. Në takimet e Këshillit Evropian marrin pjesë shefat e shteteve (kryeministri ose presidenti) varësisht nga sistemi politik i shtetit.
 
Takimet quhen Samite dhe zakonisht mbahen 4 herë ne vit, ndërsa mund të kemi takime të jashtëzakonshme nëse ka zhvillime të ndryshme të cilat prekin në një mënyre ose tjetrën Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian është bartësi kryesor i politikave në Bashkimin Evropian.
 
Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Evropian.
 
Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim.
 
Line 75 ⟶ 77:
Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”.
Në vitin [[1976]], Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin [[1979]].
 
Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374 milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së.
 
Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Evropian.
Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në [[Brukseli|Bruksel]], ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).
Line 95 ⟶ 99:
=== Këshilli i Bashkimit Evropian ===
Keshilli i Bashkimit Evropian njihet ndryshe si : ''Keshilli i Bashkimit Evropian, Keshilli ose Keshilli i Ministrave''.
 
Duhet te kemi kujdes se ne te gjitha keto menyra se si e hasim ne literature, te gjitha flasin per te njejtin instutucion te Bashkimit Evropian.
 
Keshilli i Bashkimit Evropian sebashku me Parlamentin Evropian jane instutucionet kryesore legjislative dhe Buxhetore.
 
Keshilli i Bashkimit Evropian si organ legjislativ dhe buxhetor formon trekendeshin instutucional Komision-Keshill i BE-se-Parlament.
Keshilli i Bashkimit Evropian funksionon ne baze te disa konfiguracioneve te veçanta.
Line 112 ⟶ 119:
 
Ne Keshillin e Bashkimit Evropian takohen ministrat e vendeve anetare te Bashkimit Evropian.
 
Zakonisht takohen Ministrat e Puneve te Jashtme, ose varesisht nga situata qe duhet diskutuar takohen ministrat perkates.
 
Ministrat jane perfaqesues zyrtar te shteteve dhe secili vendim i tyre perfaqeson shtetin anetar.
 
Line 128 ⟶ 137:
* COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel te të gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, të cilat përbehen nga delegate të shteteve anëtare.
* Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashtë mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative të Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet shteteve anëtare.
 
Kjo menyre e udheheqjes se Presidences ka rezoltuar te jete me efektive dhe me e mire.
 
Kjo mundeson qe shtetet te cilat e drejtojne Keshillin te jene te gatshme te bashkepunojne me shtetin i cili pret t'a merr presidencen, kjo mundeson nje bashkepunim te mirefillte ne mes te shteteve dhe ne tjetren ane lehteson zhvillimin e projekteve te planifikuara.
 
* Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyrë të sigurojë funksionimin normal të punimeve të Këshillit në të gjitha nivelet.
 
Line 176 ⟶ 188:
{{per permiresim|6 shkurt 2010}}
 
Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo [[Pasaporta|pasaporte]] të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si [[Islanda]], [[Norvegjia]], [[Zvicra]] marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor. Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh: blerja e pronave. Deri në bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo për të dalë në pension. Kjo kërkoi uljen e formaliteteve administrative dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të shteteve të tjera. Një nder objektivat kryesore të BE që ishte “kursi I vetëm këmbimi” u bë e ditur që në [[1969]] dhe u realizua jo më vonë se në [[1 janar]] [[1999]]. Propozimi i 11 vendeve nga 15 anëtare ishte përdorimi i euros. Në [[2002]] u bënë 12 anëtar dheqe atëherë është rritur gjithje e më shumë duke u bërë sot me 16 vende anëtare (më i fundit anëtar është [[Sllovakia]] me [[1 janar]] [[2009]]). Të gjitha vendet e tjera të BE, perveç Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, i është lejuar të bashkohen tek “euro” kur të kenë plotësuar kushtet ekonomik. Vetëm pak vende kanë lejë për të hyrë. [[Suedia]] do bashkohet ekonomikisht, të bëhet pjesë e euros por jo të jetë anëtare, pa i plotësuar kushtet e anëtarësimit. Qëllimi i krijimit të euros është : lehtësimi i lëvizjes së qytetareve dhe i mallrave, duke eliminuar problemet e shkëmbimit, nëpërmjet beries transparent të çmimin duke krijuar një treg financiar të vetëm, me çmime të qëndrueshme dhe interesa të ulta më kurs këmbimi internacional të mbrojtur nga dyndjet e mëdha tregtare në eurozonë. Ajo është gjithashtu e nënkuptuar si simbol i integrimit dhe stimulues për më shumë. Eurozona dhe politikat monetare për ato vende që i kanë adaptuar ato me konsensusin w BE, janë nën kontroll të [[Banka Qendrore Evropiane|Bankës Qendrore Evropiane]].
 
Marrëveshja e Romës parashihte marrjen e vendimeve në mënyrë unanime. Me rritjen dhe me zgjerimin politik dhe ekonomik, vendimet filluan të merren me shumicë votash. Pas vitit 1980, dukej që kjo bashkësi kishte arritur nivelin në të cilin stagnonte. Pas shumë diskutimesh që u zhvilluan në Këshillin e Evropës dhe pas paraqitjes së disa raportimeve nga komitetet speciale, u arrit pajtimi që të kalohet në fazën e Tregut Unik Evropian. Ky akt juridik, që u quajt “Single European Act”, në shkurt të vitit 1986, u nënshkrua nga të gjitha shtetet anëtare, kurse hyri në fuqi më 1 korrik 1987. (Jones, 1994, f. 44). Akti ishte i rëndësisë së madhe ekonomike dhe politike. Ky ishte një amandament që iu bë Marrëveshjes së Romës, e që kishte për qëllim tregtinë e lirë brenda bashkësisë. Sipas kësaj marrëveshjeje të re, deri në fund të vitit 1992, duhej zhdukur të gjitha barrierat që pengonin tregtinë dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe të qytetarëve të këtyre shteteve anëtare.
 
Marrja e vendimeve me shumicë votash nënkuptonte se të gjitha shtetet nuk do të kenë numër të njëjtë të përfaqësuesve për votim. Marrëveshja ishte që Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia të kenë 10 vota, Spanja - 8, kurse nga 5 vota kishin Belgjika, Greqia, Holanda dhe Portugalia. Shtetet, që u bashkuan më vonë, siç ishte Suedia dhe Austria, u vendos të kenë nga 4 vota, nga 3 vota për Irlandën, Danimarkën dhe Finlandën, kurse 2 vota për Luksemburgun. Gjithsej ishin 87 votues, kurse për vendim me shumicë absolute votash duhej votuar 62 përfaqësues nga të gjitha shtetet, siç ishte paraparë. Ky sistem qe disenjuar në mënyrë që shtetet e mëdha të mos kenë mundësi që t‟ua imponojnë shteteve të vogla pikëpamjet e tyre. (Hill, 1998, f. 8).
 
Rëndësia tjetër e këtij akti ishte se tri bashkësitë evropiane tashti mund të bashkoheshin në një union të vetëm. Këshilli Evropian tashti kishte dalë si organ suprem i këtij organizimi të ri. Tri ndryshimet e rëndësishme që solli ky akt ishin mënyra e votimit në Këshillin e Ministrave, marrëdhënia legjislative në mes të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Evropian, i cili sapo ishte formuar. Si pikë e tretë ishte paraparë edhe një gjykatë, vendi i së cilës do të rregullohej veçanërisht. (Swann, 1992, f. 16).
 
Para marrjes së vendimit për të kaluar në këtë fazë, Komisioni Evropian, nën udhëheqjen e lordit Kokfild, qe autorizuar të përgatiste një raport për të sqaruar problemet e deriatëhershme të tregut dhe për të bërë propozimet për të ardhmen. Komisioni autorizoi ekonomistin Paolo Çeçini që të hartojë një raport në lidhje me implikimet e Librit të Bardhë të vitit 1985, që titullohej “Kompletimi i Tregut të Brendshëm”. Nga Raporti Çeçini shihej se tregu i deriatëhershëm i brendshëm UNIONI EVROPIAN - Nuri Bahtijai funksiononte me harxhime të larta administrative, pasi që ishin të angazhuara burokraci të numërta e të ndryshme nacionale. Në përgjithësi, dilte se shpenzimet që bëheshin ishin të panevojshme dhe se ato duhej mënjanuar për shkak të uljes së harxhimeve dhe të rritjes së konkurrencës. Për të përmirësuar këtë të metë, Raporti i Çeçinit parashihte që ndërrimet të bëheshin nëpërmes 282 propozimeve. (Noble, 1996, f. 87).
 
Raporti identifikoi tri lloje të pengesave të tregtisë së lirë. Pengesat ishin të natyrës fizike, teknike dhe fiskale. Në pengesat teknike bënte pjesë kontrolli kufitar dhe formaliteti i tepruar burokratik, që kërkonte një mori dokumentesh të ndryshme, që ndikonte në rritjen e shpenzimeve. Italia “akuzohej” si një vend që paraqiste komplikime të tilla. Barrierat teknike kishin të bënin me standardet nacionale dhe me rregulloret e prodhimit. Në këtë fushë, p. sh., binin pengesat e transportit në relacion me sistemet bankare. Problemet fiskale kishin të bënin me ratat e ndryshme të taksave të shtuara të vlerës.
 
Raporti sugjorente për vënien e bazave nga të cilat do të përfitonte industria në konkurrencë të shëndoshë e të rregulluar. Si u parapa ky aktivitet, në periudhën afatshkurtër, ndikoi në zvogëlimin e vendeve të punës, por më vonë numri i vendeve të punës filloi të rritej. Pas disa vitesh, pamja e ekonomisë ishte pozitive, por nuk pati mundësi të kthehej në nivelin e viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta, kur qe shënuar një lulëzim i madh i ekonomisë evropiane. Sidoqoftë, efekti i heqjes së barrierave doganore, krijimi i kushteve të volitshme për shërbime publike, liberalizimi i shërbimeve publike dhe efekti i distribuimit të mallrave ndikoi në mënyrë të favorshme në ngritjen dhe në përparimin e makroekonomisë. (Cecchini, 1988, f. 97).
 
Ndryshimet që u bënë në tregun e punës, po ashtu, filluan të japin efektet e para pozitive, të cilat po në këtë mënyrë u reflektuan edhe në makroekonomi. Shtetasit e kësaj bashkësie, tashti ishin në gjendje të punësoheshin dhe të themelonin firma të afarizmit dhe kompani të natyrave të tjera, kudo brenda territorit të të gjitha shteteve anëtare. Megjithatë, disa probleme të kësaj natyre mbetën të pazgjidhura dhe deri më 1992. Tregu i punës nuk ishte tërësisht i lirë dhe i hapur, pasi që paraqiteshin tendencat proteksioniste. Disa nga shtetet anëtare, sikur që ishte Franca, krijonin pengesa kundër mobilizimit të punëtorëve, me qëllim që të ruhej tregu i tyre i brendshëm i punës. (Owen & Dynes, 1993, f. 118).
 
Për të pasur parasysh këto vështirësi, të cilat kërkonin zgjidhje të favorshme për tregun unik, në strukturat e bashkësisë u formuan shumë agjenci dhe organizata të tjera të ndryshme, që kanë për qëllim lehtësimin e funksionimit në një hapësirë më të madhe ekonomike. Këto organizata ndihmojnë në ofrimin e informatave, të cilat zakonisht nuk merren lehtë, në adaptimin e vështirësive që paraqiten gjatë harmonizimit të ndryshimeve. Në përgjithësi, personave dhe kompanive, në këtë mënyrë u lehtësohet puna dhe u rritet numri i mundësive të depërtimit në treg nga ku paraqitet përfitimi ekonomik i rregulluar me rregullat e ndryshme. (Andersen, 1993, f. 19).
 
== Politika e zhvillimit ==