[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 111:
Mendohet se përmendja e parë me shkrim në shqip ishte më 14 korrik 1284 në ''Ragu'''s'''a'' ose ''Ragu'''z'''a'' ([[Dubrovniku]] i sotshëm) në [[Kroacia|Kroacinë]] moderne kur në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro de Volcio nga Belena, një farë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte, siç duket, një dëshmitar i krimit, raportoi kështu: Dëgjova një zë duke thirrur në mal në gjuhën shqipe ([[Gjuha latine|Latinisht]]: “''Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca''”).<ref name=":0">[http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=3168 Një vjedhje në Dubrovnik dhe dalja në skenë e gjuhës dhe kulturës shqiptare] [[Robert Elsie]] (1996). 10 Tetor 2015. Marrë 4 Dhjetor 2017.</ref>
 
Rastin e dytë, njëzet e tre vjet më vonë, e gjejmë në një përshkim të Shqipërisë në një vepër anonime të quajtur ''Anonymi Descripto Europea Orientalis'' <ref>[https://books.google.mk/books?id=_sHmTRCEe7kC&pg=PA23&lpg=PA23&dq=Anonymi+Descripto+Europea+Orientalis&source=bl&ots=C5P_p9ACXA&sig=dT1vCvOws5MrLZe3twu1pTI9g-s&hl=mk&sa=X&ved=0ahUKEwjuo-aqoe_XAhUGuRQKHTCHAHkQ6AEIJTAA#v=onepage&q=Anonymi%20Descripto%20Europea%20Orientalis&f=false Anonymi Descripto Europea Orientalis] (Përshkrim: Anonim I Europës Lindore) faqe. 33,34. Marrë 4 Dhjetor 2017</ref>. Kjo vepër mesjetare latine e vitit 1308 trajton vendet dhe viset e [[Evropa lindore|Europës Lindore]], veçanërisht vendet e Gadishullit Ballkanik. Mendohet se autori ishte një prift frëng i urdhrit dominikan, i cili u dërgua nga kisha në Serbi.<ref>Teksti i ''Anonymi Descripto Europea Orientalis'' ekziston në disa dorëshkrime, si për shembull Ms. Lat 5515 dhe Ms. Lat 14693 në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, Ms 263 në Bibliotekën e qytetit Poatie (Poitiers) në Francë dhe Cod. Lat. 66 në Bibliotekën Universitare të Laiden-it të Holandës.</ref> Përshkrimi Anonim ka kapituj mbi viset e ndryshme të Greqisë bizantine, mbi Rashën, Bullgarinë, Ruteninë, Hungarinë, Poloninë, Boheminë si dhe një kapitull mbi Shqipërinë, një përshkrim të rrallë të këtij vendi dhe të këtij populli në shekullin e katërmbëdhjetë. <ref>Në tekst thuhet se Shqipëria ka “banorë me të vërtetë luftëtarë, të cilët janë harkëtarë dhe ushtarë të shkëlqyeshëm… të cilët nuk kanë qytete, kampe, fortifikime ose ferma, por jetojnë në çadra dhe janë gjithmonë në lëvizje nga një vend në tjetrin”. Kapitulli mbi Shqipërinë mbaron duke theksuar edhe këtu ekzistencën e gjuhës shqipe: “''Habent enim Albani prelati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus''” (Shqiptarët e lartpërmendur kanë jnënjë gjuhë të veçantë nga gjuha e latinëve, grekëve dhe sllavëve , kështu që nuk mund të komunikojnë fare me kombe të tjerë).</ref>
 
Rasti i tretë, ku gjuha shqipe përmendet gjendet në një vepër të shkruar nga një shtegtar i krishterë në udhëtimin për në Tokën e Shenjtë në vitin 1322.<ref>[https://celt.ucc.ie/published/L300002-001/ The journey of Symon Semeonis from Ireland to the Holy Land].celt.ucc.ie . Marrë 4 Dhjetor 2017</ref> Shkrimet e shtegtarëve në rrugën për Tokën e Shenjtë përbëjnë një burim kryesor informacioni mbi vendet e Mesdheut Lindor në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë. Në këtë rast, dy shtegtarë angloirlandezë me emrat Symeon Semeonis dhe Hugo Iluminator, që mund t’i quajmë shqip Simon Simoni dhe Hugo Iluminatori, kaluan në Shqipëri në vitin 1322 dhe Simoni shkroi përshtypjet e tij në një lloj udhëpërshkrimi.<ref>Symon Simeonis [https://books.google.mk/books/about/Itinerarium_Symonis_Semeonis_ab_Hybernia.html?id=7hsgswEACAAJ&redir_esc=y Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam].[https://www.google.mk/search?tbo=p&tbm=bks&q=bibliogroup:%22Scriptores+Latini+Hiberniae%22&source=gbs_metadata_r&cad=6 Bibliogroup:"Scriptores Latini Hiberniae"] Dublin Institute for Advanced Studies, 1960. 127 faqe.</ref><ref name=":0" />