Dallime mes rishikimeve të "Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut"

ska përmbledhje të redaktimeve
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (më tej: KMDLNJ) është organizata e parë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse e formuar në Kosovë. Selia e saj ndodhet në [[Prishtinë]].
== Historiku ==
KMDLNJ është formuar më 14 dhjetor 1989 nga një grup i veprimtarëve për të drejtat e njeriut, të cilët flisnin në emër të atyre që u ishte mohuar çdo e drejtë dhe u shkeleshin të drejtat elementare të njeriut. KMDLNj paraqet një organizim heterogjen për nga struktura intelektuale dhe nacionale. KMDLNj është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Selia e KMDLNj-se është ne Prishtinë. Po ashtu, KMDLNj ka edhe anëtarë nderi nga shtetet e ndryshme të Evropës dhe nga SHBA të cilët e përfaqësojnë KMDLNj-në në situata të caktuara. Adem Demaçi, fitues i çmimit Saharov, është kryetar nderi i KMDLNj-së. KMDLNj është anëtar i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) me seli në Paris dhe anëtar i Rrjetit Ballkanik për të Drejtat e Njeriut (saktësisht Komitetit Drejtues të këtij rrjeti). KMDLNj është po ashtu anëtar i Shoqatës së Popujve të Rrezikuar në Gottingen (Gjermani).
Anonymous user