Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Rreshti 99:
=== Evropa ===
 
Më [[1 shtator]] të vitit [[1939]], Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me [[Adolf Hitler]]in në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt [[Polonia|Poloninë]], [[Norvegjia|Norvegjinë]], [[Holanda|Holandën]], [[Belgjika|Belgjikën]] dhe [[Franca|Francën]] në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (''Royal Air Force'') dhe detare (''Royal Navy'').
 
Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një sulm të befasishëm më 22 qershor 1941, duke prishur kështu marrëveshjen e mossulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por hapi i tyre do të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, dukej sikur nuk kishte dobi në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stalingradit u zhvillua në vitet 1942-19431942–1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke gjëmuar Wehrmacht deri në [[Berlin]]. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri kryen vetëvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi.
 
Ndërkohë, Italia fashiste me [[Benito Mussolini]]n në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo kishte dalë kundra ish-aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e aleatëve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the Bulge) në dhjetor.
Rreshti 111:
[[Japonia]] pushtoi [[Kinë]]n në [[7 korrik]] [[1937]] dhe planet e saj ishin të shtrinte pushtetin e saj në të gjithë Azinë si lindore ashtu edhe jugore. Më 7 dhjetor 1941, Japonia do të ndërmerrte një sërë sulmesh surprizë ndaj shumë vendeve duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Pearl Harbor, Hawai, një gjë që bëri të pashmangshme futjen e ShBA-së në luftë.
 
Për gjashtë muaj rresht, Japonia kishte korrur vetëm fitore të bujshme, Beteja në Detin Koral (''Battle of the Coral Sea'') do të merrte pjesë, për t’u ndjekur më pas me Betejën e Midway (''Battle of Midway''), ku Japonia pati humbje të mëdha, ndër këto 4 avionmbajtëse. Duke ndaluar hapin e japonezëve, ishte radha e aleatëve të hidheshin në ofensivë tashmë. Kjo ofensivë u vërtetua me Betejën e Gjirit të Milne-s (''Battle of Milne Bay'') dhe Beteja e Guadalcanal (''Battle of Guadalcanal''), territore këto të pjesës jugperëndimore të Paqësorit.
 
Duke pasur dy fronte në këto zona, aleatët e panë të nevojshme hapjen e një fronti edhe në pjesën qendrore të Paqësorit. Aleatët korrën sukses në këto beteja ku për t’u përmendur është Beteja në detin e Filipineve (''Battle of the Philippine Sea'') dhe Beteja e Leyte Gulf (''Battle of Leyte Gulf'') në 1944. Gjithashtu pushtimi i ishujve, që ishte njëkohësisht edhe pikë kyçe për aleatët, ishin Iwo Jima dhe Okinawa në 1945. Gjatë këtyre betejave të shumta, një rol të madh luajtën edhe nëndetëset, të cilat prenë linjën e furnizimit të Japonisë me naftë dhe shumë materiale të tjera të nevojshme për luftën.
 
Në vitet e fundit të luftës, aleatët ndërmorën një fushatë masive bombardimi mbi Japoni. Më [[6 gusht]] [[1945]], ShBA hodhi më në fund bombën atomike në qytetin e Japonisë Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, në [[9 gusht]] 1945, një tjetër do të hidhej në Nagasaki, duke detyruar më në fund, perandorin Hirohito të shpallte kapitullimin më [[15 gusht]] 1945.
Rreshti 134:
[[Skeda:JapanGermanyToast.jpg|thumb|Yosuke Matsuoka (në qendër) festa e nënshkrimit të aleancës Japoneze-Gjermane-Italiane. Foto është shkrepur në Tokio, Japoni]]
 
Politika e Japonisë imperialiste në 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtarakët që ishin në krye të hierarkisë së shoqërisë japoneze, dëshironin të realizonin ëndrrën e tyre për ta bërë Japoninë një vend me fuqi botërore. Këto ide dhe të tjera shkaqe ishin përfshirja e Japonisë në luftë. Në vitin 1931, Japonia pushtoi Mançurian dhe Kinën në vitin 1937. Kina ishte një vend i pasur me burime natyrore si edhe një vend i mirë për të zgjeruar dhe fortifikuar pozitën ushtarake në Azi. Si Sh. B. A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta në Kinë), reaguan duke dërguar ndihma ushtarake në Kinë, si instruktorë dhe avionë luftimi, të cilët u dërguan në Kuomintang. Një tjetër reagim ishte edhe embargo e materialeve të nevojshme lufte kundrejt Japonisë. Në se Japonia nuk do furnizohej së shpejti me këto materiale që i’u ndaluan, asaj padyshim që nuk do i mbeste gjë tjetër veç se tërheqja ose gjetja e burimeve të tjera që ishin të rëndësishme për ekonominë e saj. Pra zgjidhjet ishin të thjeshta, tërheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale të tjera ose marrja e këtyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Holandeze në Indonezi e formuar në shek. XIX), [[Malajzia]] dhe [[Filipinet]]. Duke besuar se vendet evropiane do të ishin shumë të zëna me njëra tjetrën dhe duke menduar se ShBA-ve do t’i duhej shumë vite para se të mund të organizohej në luftë (dhe edhe në se organizohej do i duhej shumë kohë në negociata), Japonia zgjodhi rrugën e pushtimit dhe kështu do të fillonte plani për pushtimin e Azisë.
 
Si rrjedhojë Lufta Aziatike do të fillonte dhe Paqësori do të lyhej me gjak. Megjithatë, shkaku më i fortë që detyroi Amerikën të futej në luftë, ishte sulmi i pabesë në Pearl Harbor, në Singapor dhe në Filipine në 7-8 dhjetor të vitit 1941. Kjo i dha shumë shpresë Gjermanisë, që kur pa se ShBA do të ishte shumë e zënë me fushatën në Paqësor, i shpalli luftë asaj në [[12 dhjetor]] [[1941]]. Por ShBA do të kishte më shumë burime se sa mendonte Hitleri.
Rreshti 159:
=== Idealet e Gjermanisë ===
 
Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (ide kjo edhe e partisë fashiste e shfaqur në Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore që kjo perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje propagandistike). Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e shkëputura nga Austria si edhe me pjesën gjuhë folëse gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të humbura gjithashtu si pasojë e Traktatit të Versajës. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein (''Chamberlein''), kishin si justifikim pikërisht këto motive, që lejonin në një farë mënyre Gjermaninë të kërkonte këto territore.
 
Hitleri i paraqiti raporte të shumta Neville Çamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi që i bëhej minoriteteve gjermane në ato territore. Kur Gjermania naziste, mori këto territore nga Polonia dhe Çekosllovakia, ai u prit ngrohtë nga gjermanët aty. Por ky entuziazëm nuk do të rezultonte si një gjë pozitive më vonë. Me fundin e luftës, këta minoritete, u zhvendosën me forcë nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetëm një vend për të shkuar, ata do t’i drejtoheshin Gjermanisë.
Rreshti 192:
==== Lufta rrufe ====
 
Pas rënies së [[Polonia|Polonisë]], [[Gjermania]] e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve [[1939]] dhe [[1940]] deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe [[Franca]] dhe [[Britania e Madhe]] kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” (e cilësuar si “the“''the Phony War''" - "Lufta e rremë", nga mediat e Britanisë së Madhe sepse terreni i përdorur ishte shumë pak ndërsa luftimet ishin shumë të shpejta). Në shqip komentohet Blitzkrieg ose "Luftë-rrufe" por njihet gjithashtu edhe si BlitzKrieg (në të vërtetë kjo gjë është deri diku e gabuar sepse ky term i përket gjuhës gjermane duke bërë që ndonjëherë të dalin keqkuptime).
 
==== Beteja për Atlantikun ====
Rreshti 211:
==== Pushtimi i Francës ====
 
Më 10 maj 1940, Gjermania pushtoi Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Francën. British Expeditionary Force (BEF – Forcat Ekspeditëse Britanike), lëvizën për në Belgjikë duke planifikuar një luftim në veri, por gjithmonë duke ruajtur një distancë më ''Maginot Line'' (Vija Maginot) e ndodhur në jug. Megjithatë Aleatët nuk do të korrnin sukses. Aleatët do të thyheshin nga sulmi i quajtur Blitzkrieg. Megjithatë qyteti gjerman i Roterdamit, u shkatërrua gjatë bombardimeve masive.
 
Në fazën e parë të pushtimit, plani i Gjermanisë kundra Francës do u quante Fall Gelb. Grupi i Tankeve Gjerman (''Panzergruppe von Kleist'') të ''Wehrmacht'', do të kalonte përmes Ardenes (''Ardennes''), që ishte një pyll i dendur. Aleatët në të vërtetë nuk menduan se një ushtri e armatosur ashtu si ajo Gjermane do mund të kalonte në një vend të tillë. Gjermanët do të thyenin vijën franceze në Sedan. Mendohet se rënia e kësaj vije u bë e mundur pasi mbrojtja përbëhej kryesisht nga trupa rezerviste.
 
Gjermania vazhdoi më tutje në perëndim, duke kaluar nëpërmjet Francës Veriore, për të arritur më në fund Kanalin Anglez. Në këtë mënyrë, Aleatët do të ndaheshin në dy grupe. Ndërkohë, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda ranë shpejt nën sulmin e Grupit Ushtarak Gjerman B.
 
BEF dhe Forcat Franceze u evakuuan nga Dunkirku. Kjo tërheqje e përgjithshme e trupave u bë e mundur me anë të asaj që u njoh me emrin Operacioni Dinamo (''Operation Dynamo''). Në këtë tërheqje, që u quajt njëkohësisht edhe si evakuimi më i madh në të gjithë historinë, 338 000 trupa Franceze dhe Britanike do të transportoheshin me anë të anijeve luftarake, si edhe me anë të anijeve civile.
 
Më 10.06.1940, Italia gjithashtu do të bashkohej në luftë duke sulmuar trupat franceze në jug. Më pas ishte shumë e thjeshtë për Gjermaninë të pushtonte pjesën e mbetur të Francës. E parë ngushtë në këtë situatë, Franca do të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje me Gjermaninë më 22.06.1940. Kjo marrëveshje shënoi pushtimin e Parisit dhe 2/3 e të gjithë territoreve franceze. Në të vërtetë, në Francë do të krijohej një shtet neutral (ku në të vërtetë pushteti ishte një qeveri-kukull e Gjermanisë). Qendra e kësaj qeverie, do të ishte pjesën juglindore të Francës dhe do të njihej si Vichy France.
Rreshti 223:
==== Beteja e Britanisë ====
 
Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöwe nga gjermanët dhe ''Operation Sea Lion'' nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit në shqip). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (''Royal Navy'') qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (''Royal Air Force'') nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.
 
Në verën e vitit 1940, beteja midis këtyre dy Forcave Ajrore do të fillonte. Kjo betejë u pagëzua me emrin Beteja e Britanisë. ''Luftwaffe'' (Forcat Ajrore Gjermane) në fillim do të përqendronin sulmet e tyre mbi RAF Fighter Command (një nga tre qendrat komanduese të Britanisë së madhe). Pika të tjera do të ishin edhe aeroporte të ndryshëm si edhe stacionet e radarëve, që rezultonin shumë dëmtuese për nëndetëset Gjermane. Pasi Britanikët do të bombardonin Berlinin, Hitleri vendosi të kundërpërgjigjej duke bombarduar Londrën. Sulmi mbi Londrën njihet si ''The Blitz'' (Operacioni Rrufe nëse do e përshtatnim në shqip). Forcat Ajrore Gjermane u dëmtuan rëndë nga sulmet mbi Britaninë. Hurricanes dhe Spitfires do të bënin të mundur, që Hitleri ta rikonsideronte planin e tij të sulmit mbi Britaninë. Kanali i Lamashit, do të qëndronte në dorën e Flotës Angleze, por Hitleri kishte plane të tjera. Ai do të kthente sytë nga lindja, duke anuluar planet e tjera për pushtim.
 
==== Një sy mbi Italinë ====
Rreshti 239:
{{kryesor|Masakra e Nanjing}}
 
Luftërat Japoneze në Oqeanin Paqësor e njohur si Lufta Sino-Japoneze. Lufta Sino-Japoneze filloi në 1937 me sulmin e Japonisë ndaj Kinës. Që nga 1931, Japonia mbante të pushtuar Mançurian dhe me datë 7 korrik të 1937, ajo do lëshonte sulme të shumta ndaj Kinës në afërsi të Beiping (Bezhingu i sotëm). Japonezët avancuan të pathyeshëm deri në Betejën e Shangait, ku ndaluan hapin. Shangai do të binte në dhjetor 1937. Pak më vonë edhe kryeqyteti Nanzhing do të binte. Qeveria Kineze u largua nga aty duke shkuar në Çongqing.
 
Gjatë kësaj lufte, Japonia kreu masakra të shumta, duke mbjellur terror mbi popullsinë civile. Keqtrajtime të shumta u kryen edhe kundrejt robërve të luftës që u gjendën përballë torturash çnjerëzore. Për t’u përmendur është Masakra e Nanjing, ku vetëm brenda një muaji, do të masakroheshin më shumë se 300 mijë civilë.
Rreshti 249:
==== Një shikim mbi Luftën Sino-Japoneze ====
 
Deri në 1940, asnjë nga palët nuk kishte bërë ndonjë progres të dukshëm. Lufta u duk sikur po qëndronte pezull. Kina ishte me të vërtetë e dëmtuar, por ShBA do e financonte atë si edhe do të vente në dispozicion të Kinës avionët “Flying“''Flying Tigers”Tigers''”, që do të jepnin ndihmesën në këtë luftë.
 
Azia Juglindore gjithashtu do të shikonte luftime të ashpra. Japonia më 22 shtator, kishte arritur të shtinte në dorë territore të Indo-Kinës, që ishin në duar të Francezëve. Kërkesa e Japonisë për të marrë bazat e ndërtuara vetëm dy muaj më parë, nuk ishte një surprizë. ShBA e pa këtë veprim si të papërshtatshëm dhe kjo do të bënte që ShBA të thyente marrëveshjen e vitit 1911, duke vënë mbi mallrat japonezë embargo, ajo nuk do lejonte eksportimin e lëndëve të domosdoshme për luftën që Japonia po zhvillonte.
Rreshti 261:
Flota Franceze kishte humbur efektivitetin e saj tashmë. E gjendur në këtë situatë, Flota Mbretërore Britanike, qëndroi e vetme në betejën me Flotën Italiane për Mesdheun. Britanikët kishin avantazh në këtë betejë. Ata kishin baza të shumta në Gjilbartar. Baza që i përkisnin Britanisë ndodheshin gjithashtu në Maltë dhe Aleksandri, Egjipt.
 
Trupat Italiane do të sulmonin trupat Britanike dhe në gusht do të kapnin trupat Britanike në Somali. Por Fushata e Afrikës Veriore do të fillonte vetëm në shtator me sulmin e Trupave Italiane të vendosura në Libi, ndaj forcave Britanike në Egjipt. Duke bërë kështu, Italianët shpresonin të zinin Kanalin e Suezi, që ashtu si edhe Në Luftën e Parë Botërore, kishte qenë një vend strategjik për Britanikët pasi ajo ishte pikë-lidhja e tyre me Indinë. Në operacionin e quajtur Kompas (''Compass''), Forcat Britanike, Indiane dhe Australiane do të kundra-sulmonin duke u lëshuar në ofensivë kundra Italianëve. Por në 1941, këto trupa (nga Australia dhe Zelanda e Re), do të dërgoheshin në Greqi për ta mbrojtur atë nga sulmet Gjermane. Por kjo nuk do të jepte shumë rezultate, sepse Trupat Gjermane që do të vepronin në Afrikë, mbas zbarkimit të tyre në Libi, do të sulmonin sërish Egjiptin. Ky i fundit ishte akoma në dorë të Britanikëve. [[Ervin Rommel]] (Erwin Rommel) do ishte ai që do drejtonte këto sulme për palën gjermane.
 
== I Gjithë Globi në Luftë: 1941 ==
Rreshti 267:
=== Ndihma e ShBA-së ===
 
Pas rënies së Francës në 1940, ShBA e pa si të domosdoshme të ndërhynte në këtë luftë që po përfshinte globin. Megjithatë në ato vite, ShBA nuk ishte në gjendje shumë të mirë dhe disa mendonin që ShBA, nuk kishte fonde të mjaftueshme për të ndihmuar në luftë. Pavarësisht nga kjo Frenklin Rusvelt ([[Franklin D. Roosevelt]]), do kërkonte nga kongresi të drejtën e “Lend“''Lend-Lease act”act''” (Ky është ai akt ku kongresi i jep të drejtë presidentit të ShBA-së të japë ndihmë ushtarake, armatime dhe fonde monetare atyre vendeve që Presidenti mendonte se po luftonin për të siguruar territoret e ShBA-së, një akt ky nga ku shumë vende si Anglia, Bashkimi Sovjetik, Kina e të tjerë do të përfitonin). Ky akt u aprovua nga kongresi më 11 mars 1941 dhe i siguroi kryesisht Britanisë dhe 37 vendeve të tjera rreth 50 bilion dollar në furnizime ushtarake dhe mjete të tjera të nevojshme për luftën. Nga ky fond, Britania dhe Komunuelthi (''Commonwealth'') do të përfitonin 31.4 bilion dollar.
 
Duke parë këtë lëvizje të ShBA-së, Kanadaja duke iu përshtatur të njëjtit plan, do të jepte një fond prej 4.7 bilion dollarësh (Dollar Amerikan), Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Rreshti 288:
[[Bernard Montgomery]], [[Dwight D. Eisenhower]], [[Georgi Zhukov]] dhe [[Jean de Lattre de Tassigny]]. Komandanti Zhukov organizoi dhe mori pjesë në shumë betja mbrojtëse dhe ofensiva të ndryshme të ushtrisë së kuqe.]]
 
Vonë në dhjetor të po atij viti, Trupat Gjermane kishin arritur në dyert e Leningradit, dyert e Moskës dhe Rostov. Arritja deri aty kishte qenë e mundimshme për Gjermanët. Ata kishin humbur 23% të ushtrisë që kishte sulmuar në fillim. Megjithatë gjermanët vazhdonin të avanconin. Dimri i fortë i Rusisë, do të bënte që ata të ndaleshin. Në këto kushte, ishte e pamundur realizimi i sulmit ''Blitzkrieg'' (sulm rrufe) sepse tanket nuk mund të manovronin thjeshtë në fushat e mbuluara me borë.
 
Gjermanët e kishin nënvlerësuar numrin e madh të ushtarëve që Ushtria e Kuqe kishte nën dispozicion. Ushtarët gjerman, nuk ishin të pajisur mirë për një mot të tillë. Mungonin mjetet e transportit dhe makineritë nuk i bënin dot ballë motit të ftohtë, duke marrë parasysh teknologjinë e atëhershme.
Rreshti 306:
=== Përsëri në Atlantik ===
 
Më 9 maj, Destroyer HMS Bulldog (tip anije e aleatëve ku “Destroyer”“''Destroyer''” merr kuptimin e “Shkatarrues”) i Flotës Britanike do të kapte një U-Boat (tip nëndetëse gjermane) gjermane. Nga kjo nëndetëse, do të merrej e paprekur një makineri që u quajt nga Britanikët Enigma Machine. Ky mjet do të ishte me rëndësi jetësore për fitoren e aleatëve në Atlantik. Kjo makinë do dërgohej në Bletchley Park dhe do i lejonte aleatëve të thyenin dhe të kuptonin kodet e ushtrisë gjermane.
 
[[Skeda:Enigma.jpg|thumb|Makina Enigma]]
Rreshti 330:
=== Luftë në Çekosllovaki dhe Francë ===
 
Në maj të 1942, projektuesi i projektit Zgjidhja Përfundimtare, Reinhard Heydrich (që ishte plani për zhdukjen e të gjithë hebrenjve), do të vritej nga agjentë të rezistencës Çeke gjatë operacionit Antropoid. Kur Hitleri mori vesh një gjë të tillë, urdhëroi sulmin e territoreve ku ndodheshin partizanët, duke shkaktuar reprezalje të shumta kundra popullsisë civile. Më 19 gusht, 1942, Forcat Kanadeze lëshuan kundra trupave naziste, një sulm të shpejt në portin e Dieppe të Francës, që u njoh me emrin Operacioni Xhubileu (''Operation Jubilee''). Aleatët pësuan disfatë në këtë betejë, por kjo disfatë do të siguronte më vonë informacion që do të shërbente në operacione të tjera, si Operacioni Torç (''Operation Torch'') dhe Operacioni Ovërlord (''Operation Overlord'')
 
=== Ofensiva e Sovjetikëve ===
Rreshti 397:
[[Skeda:Erich_Raeder.jpg|thumb|200px|Erich Raeder ishte Komandanti i përgjithshëm i Flotës Gjermane nga tetori i vitit 1928 deri në janarin e vitit 1943]]
 
Betejat në Atlantik gjithashtu do të rezultonin në avantazh të Aleatëve. Beteja për Atlantikun do të merrte kthesë në fillimet e 1943. Gjatë kësaj kohe aleatët kishin studiuar mënyrën e luftimit të Ushtrisë Gjermane si edhe kishin mësuar nga gabimet e bëra më parë. Teknologjia e re do të përdorej në mënyrë efektive kundra nëndetëseve të gjermanëve. Megjithëse dy nga karvanët e Aleatëve pësuan dëme të mëdha gjatë këtij viti, edhe nëndetëset gjermane pësuan shumë humbje, duke bërë kështu që ata të hiqnin dorë nga ofensiva e tyre kryesore në Atlantik. Aleatët gjithashtu kishin rifilluar transportimin e ndihmave për Bashkimin Sovjetik me anë të karvanëve detare nga veriu. Në dhjetor, beteja më e madhe në Atlantik do të fillonte, kur Flota Mbretërore e Britanisë (''Royal Navy'') do të ndeshej me Flotën Gjermane. Në betejën e Kepit të Veriut (''Battle of North Cape''), Flota Gjermane do të humbiste edhe anijen-luftarake të fundit, Kruiserin Scharnhorst, i cili do fundosej nga HMS Duke of York, HMS Belfast si edhe anije të vogla të tjera. Në këtë vit, Aleatët do të tregonin hegjemoninë e plotë në Atlantik dhe rreziku i Flotës Gjermane do të zvanitej plotësisht në këtë hemisferë ujore të globit.
 
=== Oqeani Paqësor në 1943 ===
Rreshti 405:
[[Skeda:Battle_Tarawa_Tank.jpg|thumb|250px|Një tank i Ushtrisë Amerikane i tipit M4A2, në plazhin e Tarawa-s]]
 
Në nëntor, Flota Amerikane fitoi Betejën e Tarawa-s. Pavarësisht nga fitorja, Flota e ShBA do të pësonte humbje të shumta dhe kjo do të shkaktonte reagime të shumta në ShBA. Opinioni publik nuk mund të kuptonte gjithë këto humbje për një ishull të vogël dhe të parëndësishëm. Nga kjo situatë, Flota Amerikane do të përshtaste planin “Island“''Island hopping”hopping''” (Shpresa e Ishullit). Ky plan synonte anash-kalimin e disa ishujve të fortifikuar japonezë dhe përqendrimin e trupave të kufizuara të aleatëve, në ato territore që mendoheshin se kishin rëndësi jetësore për luftën. Pra qëllimi i thjeshtë ishte ndërprerja e furnizimeve të këtyre vëndeve të fortifikuar, duke e detyruar armikun të “dilte vetë nga loja”. Mbas marrjes së ishujve kryesorë, Amerika shpresonte të sulmonte dhe të mposhte me lehtësi ato vende që do mund t’i kushtonin shumë në se sulmoheshin për momentin. Një plan i tillë rezultoi me sukses për flotën Amerikane. Flota e ShBA-së e bëri të mundur këtë plan me anë të nëndetëseve që shërbenin për të prerë linjat e furnizimeve të këtyre vendeve armike.
 
=== Lufta Japoneze dhe Azia Juglindore ===
Rreshti 431:
 
Në muajin e gjashtë të 1944, gjermanët do të përdornin raketën e parë të tipit kruiser kundra Anglisë. Kjo raketë u pagëzua nga Britanikët si “V-1 flying bomb” (Bomba Fluturuese V-1), e cila do të ndiqej nga “V-2 rocket” (Rraketa V-2). Kjo e fundit (gjithashtu e përdorur për herë të parë në luftë), ishte një raketë e mbushur me lëndë plasëse dhe mund të komandohej në distancë.
 
 
Britanikët u gjendën të papërgatitur ndaj këtyre raketave të reja, që për kohën zotonin një teknologji të nivelit të lartë. Megjithatë Forcat Ajrore të ShBA-së, Britanisë dhe Kanadasë, do të sulmonin rëndë Luftwaffe-in (Forcat Ajrore Gjermane). Kështu bombardimet ajrore masive do të fillonin. Këto bombardime zakonisht kishin për synim qytetet e mëdha në brendësi të Gjermanisë. Kjo nismë u mor nga komandanti në detyrë Marshall Herris (Air Chief Marshall Harris), që më pas do të merrte edhe nofkën “Bomber Haris”. Çërçilli do të urdhëronte “bombardimet e terrorit”, që synonin bombardime masive të tilla, sa që qyteti të mund të bëhej rrafsh me tokën. Në këtë mënyrë, fabrikat gjermane do të shkatërroheshin krejtësisht dhe punëtorët gjerman do të mbesnin pa strehë gjithashtu. Bombardimet masive zakonisht përfshinin angazhimin e 600 deri në 1000 bombarduesish të rëndë. Zakonisht objektivat ishin qendra të industrializuara, baza nëndetësesh, rrugë hekurudhore si edhe depozitat e naftës, edhe pse nga fundi i bombardimeve, njësitë që lëshonin Bomba Fluturuese V-1 dhe Raketa V-2 do të bëheshin objektive primare, pasi ata shkaktonin shumë dëme mbi Britani. Një gjë e tillë ishte shumë për Luftwaffe-n. Forcave Ajrore Gjermane nuk i kishin mbetur më shumë se disa avionë që nuk mund të bënin shumë përpara një force të tillë ajrore si ajo e aleatëve.
Line 449 ⟶ 448:
=== Rreth Revoltës Polake ===
 
Sovjetikët avanconin dhe lëshonin vazhdimisht ofensiva të rënda kundra ushtrisë gjermane. Më 22.6.1944, Operacioni Bagration ishte një ofensivë që përfshinte rreth 2.5 milion njerëz dhe rreth 6000 tanke. Qëllimi i Operacionit Bagration ishte pastrimi i qytetit Belarus nga trupat gjermane. Beteja do të ishte një sukses për sovjetikët dhe disfatë për gjermanët. Batalioni Gjerman Qendror u shkatërrua nën furinë e tankeve dhe ''Wehrmacht'' (ushtria gjermane) humbi 800 000 trupa, duke pësuar kështu goditjen më të rëndë në historinë e saj. Sovjetikët do të avanconin më tutje dhe më 31 korrik do të ishin në dyert e Varshavës.
 
Avancimi i Ushtrisë së kuqe i bëri Polakët të merrnin shpresë se shumë shpejt ata do të çliroheshin. Në Varshavë revoltat do të fillonin dhe me 1 gusht të 1944, një nga operacionet më të gjerë të kohës do të fillonte. Me Operacionin Furtuna, Rreth 40 000 luftëtarë të rezistencës Polake morën në dorë qytetin. Megjithatë Ushtria e Kuqe nuk do të avanconte më tepër dhe ndihma e vetme që do të merrnin polakët nga sovjetikët, ishte artileri e rëndë. Ndërkohë trupat gjermane do të organizoheshin. Ata lëvizën në brendësi të qytetit me qëllim që të shuanin revoltën. Revolta mbaroi më 2 tetor 1944, me trupat gjermane fitimtare. Këta të fundit shkatërruan edhe atë pjesë që kishte mbetur nga qyteti i Varshavës.
Line 475 ⟶ 474:
Në prillin e 1944, japonezët do të lëshonin sulmin e njohur me emrin Operacioni Ichigo. Kjo u bë për të siguruar territoret hekurudhore përmes territoreve të pushtuara nga Japonia, dhe pjesës verilindore të Kinës, Koresë dhe Azisë Juglindore. Në këtë mënyrë ata shpresonin se do mund të shkatërronin bazat ajrore të ShBA-së që ndodheshin në atë territor. Në muajin e gjashtë të po atij viti, japonezët mobilizuan 360 000 trupa dhe pushtuan Çangasha-n për herë të katërt. Ky kishte qenë numri më i madh i përdorur nga forcat japoneze gjatë të gjithë luftës Sino-Japoneze. Numri i madh i ushtarëve do të jepte efektet e veta dhe mbas 47 ditë luftimesh të përgjakshme, qyteti do të binte në duar të forcave japoneze. Deri në nëntorë, japonezët kishin marrë gjithashtu qytetin e Guilin dhe Liuzhou, të cilët kishin shërbyer si baza të avjacionit amerikan për të bombarduar Japoninë. Megjithatë, me sa dukej japonezët ishin larg nga ndalimi i trupave ajrore amerikane, sepse amerikanët mund të bombardonin sërish Japoninë me anë të bazave ajrore që dukej se i shtinin në dorë shumë shpejtë. Këto baza mbinin si kërpudhat mbas shiut, gjithmonë të palodhura për të bombarduar qytetet e armikut të tyre. Në dhjetor, forcat japoneze arritën French Indochina (firma e naftës në duar të holandezëve në territorin e Indonezisë), dhe arritën të përmbushnin objektivin e tyre për të shtënë dorë mbi floririn e zi (pra naftën), edhe pse kjo i kushtoi atyre shumë. Japonia nuk mund të kënaqej me një fitore si ajo e Pirros.
 
Ndërkohë në Azinë Juglindore, Amerikanët do të kishin përfunduar rrugën Ledo (''Ledo Road''), që lidhte më në fund Indinë dhe Kinën me qëllim furnizime ushtarake. Kjo do të shtynte forcat japoneze dhe në mars të 1944-ës do të vendosnin të sulmonin Indinë. Ky marshim në kryeqytetin e Indisë, nuk do të ishte një shëtitje në park për trupat japoneze, sepse në Indi, trupat britanike në aleancë me ato indiane do të kundërshtonin rëndë këtë "marshim". Trupat japoneze u përpoqën të shkatërronin trupat britanike dhe indiane në Imfal (Imphal). Luftimet që u zhvilluan ishin të ashpra. Japonezët do të merrnin hov në fillimet e luftimeve. Trupat aleate, pavarësisht se ndodheshin të rrethuara, furnizoheshin vazhdimisht nga qelli me ushqime dhe armatime, deri sa trupat e freskëta të aleatëve do të vinin aty dhe do të thyenin rrethimin e trupave japoneze me lehtësi, pasi kësaj radhe trupat luftuese japoneze ishin të sfilitura nga luftimet e vazhdueshme dhe pa furnizime. Japonezët u tërhoqën mbrapsht duke lënë pas rreth 85 000 të vdekur nga radhët e tyre. Një nga disfatat më të mëdha të trupave japoneze në luftën e madhe të Azisë.
 
== I Gjithë Globi në Luftë: 1945 ==
Line 547 ⟶ 546:
Bota do të dilte e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Mendohet se gjatë viteve të luftës, rreth 62 000 000 në mos më shumë njerëz do të humbnin jetën, duke përfshirë edhe civilë. Ky numër është i barabartë me 2.5% të popullsisë së globit (në kohën e luftës). Nga këto humbje, mendohet se 12 000 000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë holokaustit. Në një skemë të thjeshtë, aleatët do të kishin humbjet më të mëdha. Aleatët patën 80% të humbjeve dhe Forcat e Boshtit do të kishin 20%-shin tjetër. Civilët do të kishin qenë ata që do të vuanin më shumë nga lufta. Shumë civilë do të humbnin jetën si pasojë e sëmundjeve, urisë, gjenocidit, dhe eksperimenteve ushtarake të kryera kryesisht nga forcat e boshtit. Në ditët e sotme e vetmja gjë që mund të bëhet është mos harrimi i dëshmorëve dhe të rënëvë të luftës duke shpresuar se një luftë e tillë nuk do të përfshijë më njerëzimin. Më poshtë paraqitet një listë e shifrave të të humburve ushtarakë në Luftën e Dytë Botërore:
 
* [[Australia]]—40 — 40 400
* [[Belgjika]]—12 — 12 100
* [[Brazili]]—1 — 1 000
* [[Japonia]]—2 — 2 000 000
* [[Italia]]—306 — 306 400
* [[Zelanda e Re]]—11 — 11 900
* [[Bashkimi Sovjetik]]—10 — 10 700 000
* [[ShBA]]—407 — 407 300
* [[Britania e Madhe]]—382 — 382 600
* [[Franca]]—212 — 212 000
* [[Gjermania]]—5 — 5 500 000
* [[Shqipëria]]—28 — 28 000
* [[Kanadaja]]—45 — 45 300
* [[Greqia]]—20 — 20 000
* [[Kina]]—3 — 3 000 000
* Totali në të gjithë botën—24botën — 24 456 700
 
== Referencat ==