[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1867508 i bërë nga Zaganjori (diskutimet) my bad
Etiketa: Undo
Rreshti 23:
Më 1942 shkoi të studjonte klarinetë në Akademinë Kombëtare të Shën Çiles në [[Roma|Romë]], studime që i përfundoi shkëlqyeshëm. Fundi i vitit 1944 e gjeti Jakovën mësues po prapë në Shkodër, më tej e morën për të ndihmuar në aktivitetet që bënte kori i Brigadës I Sulmuese në Shtëpinë e Rinisë, ku Jakova u caktua përgjegjës. Në atë periudhë Prenka u arrestua dhe u mbajt në hetuesi për shkak të vrasjes së vëllait të tij duke luftuar kundër partizanëve komunistë. Me grupet e amatorëve, instrumentistëve, solistëve dhe korit që kishte në patronazh, Prenka dha shfaqe jo vetëm në Shkodër, por edhe në [[Ulqini|Ulqin]], [[Çetina|Cetinjë]] e [[Titograd]].<ref name=":0">{{Cite book|title=Një homazh për Prenk Jakovën, kolosin e muzikës shqiptare|last=Kaloçi|first=Dashnor|publisher=Shqip. - Nr. 267|year=2008|isbn=|location=|pages=18 - 19}}</ref>
 
[[Kompozitori|Kompozitor]] i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij ''"[[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Gjergj Kastrioti-Skënderbeu]]Mrika"''. Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin [[Llazar Siliqi]] dhe regjisorin e njohur shkodran [[Andrea Skanjeti]], e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës.
 
Opera e dytë e Prenk Jakovës ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në [[Tirana|Tiranë]], por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithsesi vepra ''"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu"'' ishte shumë më solide se ''"Mrika"'' e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.