122
edits
1l2l3k (diskuto | kontribute) v (+) |
Babalja (diskuto | kontribute) (+) |
||
Në vitet 1920 - 1926 punoi si çoban në vendlindje. Më 1926 - 1931 ndoqi shkollën fillore, më pas ndoqi një klasë gjimnaz në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] dhe të dytën e të tretën në [[Gjuha serbokroate|gjuhën serbo-kroate]] në shehër të [[Dibra|Dibrës]].
Në vitet 1940 - 1941 internohet nga jugosllavët në [[Vranja|Vranjë]] dhe [[Shkupi|Shkup]]. Në vitet 1941 - 1942 qëndroi në [[Peshkopia|Peshkopi]] e [[Rrethi i Matit|Mat]]. Në qershor të 1942 është komandant i një çete në Peshkopi. Më 1943 bëhet anëtar i [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste të Shqipërisë]]. Në vitet 1943 - 1944 është anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 1944 - 1946 anëtar i KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Brendshme. Më 1946 - 1948 qe ministër pa portofol.<ref name=":0" />
Gjatë kohës që ishte në krye të MPB nënshkroi autorizimin për dërgimin e mijëra kosovarëve të Shqipërisë së Mesme, nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Kavaja për t'ia dorëzuar organeve të [[UDBA|UDB]]-së në Tiranë.<ref>{{Cite web|url=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=9358&page_order=1&act=print|title=Beqir Meta: Shteti komunist nuk veproi për pengimin e Masakrës së Tivarit|date=17 shtator 2010|website=voal-online.ch}}</ref>
Më 1948 - 1949 qe kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1949 - 1953 shërbeu si drejtor i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në të gjitha legjislaturat nga 1946 deri më 1992 u zgjodh deputet. Më 1953 - 1982 qe president i Presidiumit në Kuvendin Popullor. Më 1966 - 1991 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në shkurt të 1991, anëtar i Këshillit Presidencial.
U burgos për genocid. Vdiq në Tiranë më 1998.<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=172}}</ref>
== Dekoratat ==
|
edits