Ndryshimi mes inspektimeve të "Lidhja e Prizrenit"

v
(→‎Lidhje të jashtme: dyshoj qe perdoruesi:Beatbox e ka tejngopur me copy-paste prej http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_5.php ketu)
 
== Rezistenca ushtarake ==
<blockquote>''Shih edhe: [[Aksioni i Gjakovës]]; [[Beteja e Plavës dhe Gucisë]]; [[Lufta e Ulqinit]]; [[Kuvendi i Dibrës]]; [[Veprime Ushtarake te Lidhjes]]''</blockquote>Marshalli osman [[Mehmed Ali Pasha|Mehmed pashë Maxharri]], pjesë e delegacionit osman në Kongresin e Berlinit, u caktua të mbikëqyrte përcaktimin e kufijve të rinj në viset veriore shqiptare, përkatësisht [[Kazaja e Gucisë|kazanë e Gucisë]]. Me të vajtur për të përcjellur lajmin e ardhur nga Stambolli, ana më e bindur e Lidhjes i kërkuan që të largohej, mirëpo ''ra mik'' tek kryetari i degës së Lidhjes në Gjakovë, mikut të tij Abdullah pashë Drenit. Ndodhia u përshkallëzua ngaqë Abdullah Pasha nuk e dorëzonte dot mysafirin, si pasojë u rrethua dhe u vranë të dy pashallarët në atë që njihet si [[Aksioni i Gjakovës]]. Kjo gjakderdhje mbahet si veprimi i parë ushtarak i Lidhjes kundër nismës së dorëzimit të një territori të banuar nga shqiptarë.<ref>{{cite book|title=Historia e Popullit Shqiptar|last=Frashëri|first=Kristo|publisher=Toena|year=2002|isbn=9992716231|editor=Kristaq Prifti|volume=2|location=Tiranë|pages=169|ref=harv}}</ref>[[File:Ali pasha i Prizrenska liga (1).jpg|thumb|Ali Pasha dhe Lidhja e Prizrenit]]Fuqitë e Lidhjes u përplasën me njësitë malazeze nga tetori i 1879 deri në janar të 1880 në Plavë e Guci. Pas qëndresës për lëshimin e atyre viseve, u ravijëzua që të lëshoheshin territore nga bajrakët fisnorë të Hotit, Grudës dhe Kelmendit sipas ''projektit KontiKorti''. Dega e Shkodrës u mobilizua për t'i bërë qëndresë njësive malazeze për të penguar cungimin e Vilajetit të Shkodrës, njësitë shkodrane drejtoheshin nga [[Hodo Sokoli|Hodo bej Sokoli]] dhe kapidanin [[Preng Bibë Doda]]. Beteja mes forcave u zhvillua te Ura e Rrzhanicës. Pas qëndresës së radhës, Fuqitë e Mëdha ripërcaktuan lëshimin e territoreve duke i dhënë Malit të Zi më tepër bregdet, përfshi qytetin e Ulqinit.
 
== Lëvizja për autonominë e Shqipërisë ==
122

edits