Ndryshimi mes inspektimeve të "Lidhja e Prizrenit"

v
<blockquote>''Shih edhe: [[Aksioni i Gjakovës]]; [[Beteja e Plavës dhe Gucisë]]; [[Lufta e Ulqinit]]; [[Kuvendi i Dibrës]]; [[Veprime Ushtarake te Lidhjes]]''</blockquote>Marshalli osman [[Mehmed Ali Pasha|Mehmed pashë Maxharri]], pjesë e delegacionit osman në Kongresin e Berlinit, u caktua të mbikëqyrte përcaktimin e kufijve të rinj në viset veriore shqiptare, përkatësisht [[Kazaja e Gucisë|kazanë e Gucisë]]. Me të vajtur për të përcjellur lajmin e ardhur nga Stambolli, ana më e bindur e Lidhjes i kërkuan që të largohej, mirëpo ''ra mik'' tek kryetari i degës së Lidhjes në Gjakovë, mikut të tij Abdullah pashë Drenit. Ndodhia u përshkallëzua ngaqë Abdullah Pasha nuk e dorëzonte dot mysafirin, si pasojë u rrethua dhe u vranë të dy pashallarët në atë që njihet si [[Aksioni i Gjakovës]]. Kjo gjakderdhje mbahet si veprimi i parë ushtarak i Lidhjes kundër nismës së dorëzimit të një territori të banuar nga shqiptarë.<ref>{{cite book|title=Historia e Popullit Shqiptar|last=Frashëri|first=Kristo|publisher=Toena|year=2002|isbn=9992716231|editor=Kristaq Prifti|volume=2|location=Tiranë|pages=169|ref=harv}}</ref>[[File:Ali pasha i Prizrenska liga (1).jpg|thumb|Ali Pasha dhe Lidhja e Prizrenit]]Fuqitë e Lidhjes u përplasën me njësitë malazeze nga tetori i 1879 deri në janar të 1880 në Plavë e Guci, me në krye [[Ali Pashë Gucia|Ali pashë Gucinë]]. Pas qëndresës për lëshimin e atyre viseve, u ravijëzua që të lëshoheshin territore nga bajrakët fisnorë të Hotit, 2/3 e Grudës dhe stane e kullota të Kelmendit sipas projektit të kontit Korti, delegat i Italisë në Kongres. Porsa u mor vesh ndërrimi i Plavës dhe Gucisë me Hotin dhe Grudën, bajraktarët e viseve i dërguan lutje konsullit austro-hungarez në Shkodër. Me datën 11 prill 1880 në një mbledhje Dega e Lidhjes në Bibliotekën e Pazarit u vendos mbyllja e Pazarit dhe u lajmërua populli të ishte gati për luftë. Më 22 prill komandanti i ushtrisë së Tuzit, Haxhi Osman Pasha, ndoqi urdhërin e lëshimit të territoreve ndaj malazezëve, por u shpërndau fishekë e armë vullnetarëve shqiptarë. Nga Shkodra u mobilizuan 1500 burra të armatosun, të drejtuar nga [[Hodo Sokoli|Hodo Begu]] dhe më pas iu shtua kapidani [[Preng Bibë Doda]]. Beteja e parë mes forcave u zhvillua te Ura e Rrzhanicës. Pas qëndresës së radhës, Fuqitë e Mëdha ripërcaktuan lëshimin e territoreve duke i dhënë Malit të Zi, Ulqinin me rrethet e tij deri në [[Lumi i Bunës|Bunë]].<ref>{{Harvnb|Bushati|1998|pages=431-434}}.</ref>
 
=== QëndrimetQëndrimi autonomisteautonomist ===
Më 27 shtator 1878 në gazetën "Tercüman-i sark", botuar në Stamboll, kryeredaktor i së cilës ishte [[Sami Frashëri]], u botua një program autonomie për vilajetet shqiptare. Sipas tij, duhej që vilajetet shqiptare 1. të bashkoheshin në një [[Vilajeti shqiptar|vilajet shqiptar]]; 2. nëpunësit që do të punonin atje të dinin gjuhën shqipe; 3. dy herë në vit të mblidhej një Kuvend i Përgjithshëm i vilajetit; 4. gjuha e shkollës dhe e administratës të jetë shqipja, turqishtja të përdorej vetëm në komunikim me pushtetin qendror; 5. të krijohej një milici shqiptare për gjithë vilajetin. Qëndrimi autonomist do të përballej me qëndrimin centralist deri duke përfshirë krejt frymën e Lidhjes që deri nga fundi i 1880 nuk parashikonte tjetër përveç centralizmit të pohuar në Kararnamé.<ref>{{Harvnb|Bartl|1995|pages=108-110}}.</ref>
 
122

edits