[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.161.11) dhe riktheu rishikimin 1682887 nga 217.73.140.130
vNo edit summary
Rreshti 4:
== Jeta ==
 
Çesk Zadeja u lindlindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër [[Martin Gjoka]] dhe më vonë nga [[Filip Mazreku]] e [[Prenk Jakova]]. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në [[Accademia di Santa Cecilia]] në Romë, Itali, me kompozitorin [[Umberto Semproni]].
Pas çlirimit të vendit, në vitet [[1946]]-[[1947]] punon në [[Radio Shkodra]] si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e atëhershme deri në vitin 1951. Në vitet 1949-1951 kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë. Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin [[Petar Iliç Çajkovski]] të [[Moskë]]s, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore. Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.