[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
U lindLindi në qytetin e Shkodrës, i biri i Hasan Naipit, në një familje të vjetër e të njohur qytetare, e përmendur për ushtrimin e detyrës së kadinjëve (gjyqtarëve) në kohët e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], me lidhje të shumta fisnore e miqsore me familje në zë të qytetit. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori në vendlindje, kurse studimet e larta i ndoqi dhe i përfundoi në [[Stambolli|Stamboll]] në dy degë: në [[Teologjia|teologji]] dhe jurisprudencë, duke i qëndruar traditës familjare. I mbrujtur si me kulturë lindore ashtu dhe perëndimore, zotëronte persishten, arabishten, turqishten, italishten dhe frëngjishten.<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Në kujtim të brezave]]|last=Luli|first=Faik|last2=Dizdari|first2=Islam|last3=Bushati|first3=Nexhmi|publisher=Shtëpia botuese "Rozafat"|year=1997|isbn=|location=Shkodër|pages=309-324}}</ref>
 
Në vitet 1913 - 1916 qe kadi, kohë kur edhe qe kryetar i komisionit të arsimit të Shkodrës, hapi tri shkolla fillore që mbaheshin me fondet e [[Bashkia Shkodër|Bashkisë]]. Më 1916 nga fusha e arsimit emërohet drejtor i përgjithshëm i [[Vakëfi (në Islam)|Vakufeve]], hera e parë kur ky institucion përshtatej me një realitet nacional tashmë. Ndihmoi pa u kursyer [[Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”|Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës"]], e reflektuar kjo nga letra e 22 shkurtit 1920 që Komiteti i dërgon nga [[Tirana]] nënshkruar nga [[Hoxhë Kadriu|Hoxhë Kadria]]:<ref name=":0" /><blockquote><small>''Presim shumë shërbime nga kadia patriot, Z. Xhemal efendi. Te tanë janë kondend nga ai. Lutemi t'i paraqitni të falat t'ona.''</small></blockquote>Në një protestë të datës 30 janar 1919, e botuar më 31 janar 1919 në të përkohshmet "Koha e re" dhe "Populli", në mes të tjerash shprehej:<ref name=":0" /><blockquote><small>''A thue na shqiptarët, e sidomos shkodranët, nuk jena regjë ma me proteksione të hueja... Të na hiqen sysh ngatrrestarët e ta largojnë prej Shqipnisë zemrën e keqe që kanë, se kombi shqiptar nuk don gja tjetër, po qeverinë e vet pa proteksione.''</small></blockquote>Gjatë kohës së [[Mbretëria Shqiptare 1928–1939|Mbretërisë]], u zgjodh deputet i Shkodrës në Legjislaturën III (10 shkurt 1937-prill 1939). Me filliminin e luftës, u internua si anti-italian në Ceresara të Mantovës, ku u mbajt deri më 1942. Pas kthimit, u përfshi në çetat legaliste. Në nëtor 1943, në mbledhjen e Zall Herrit, u zgjodh Kryetar i [[Partia Lëvizja e Legalitetit|Lëvizjes së Legalitetit]].