Fadil Paçrami: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 4:
 
== Biografia ==
U lindLindi në Shkodër më 25 maj 1922. Ndoqi gjimnazin e Shkodrës ndër vitet 1935 - 1938, më 1937 u anëtarësua në [[Grupi Komunist i Korçës|Grupin Komunist të Korçës]]. Studimet e larta i vijoi për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në [[Italia|Itali]], ku ndoqi vetëm vitin e parë akademik (1941-'42). Më 1943 u anëtarësua në [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partinë Komuniste Shqiptare]], dhe po atë vit u emërua anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Tiranë. Në shkurt të 1944<sup>-ës</sup> u zgjodh anëtar i Komitetit të Partisë për Tiranën.
 
Më 1945 u zgjodh anëtar i sekretariatit të Frontit. Më 1946 - 1947 shërbeu si zëvendësministër i arsimit. Nga janari i 1947 deri në nëntor të 1948 qe drejtor i [[Muzeu Arkeologjik (Tiranë)|muzeut arkeologjik]]. Në nëntor të 1948 deri në 19 qershor 1958 qe kryeredaktor i gazetës "[[Zëri i Popullit]]". Nga viti 1952 e deri më 1973 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1958 deri më 15 dhjetor 1960 student në shkollën e partisë në [[Moska|Moskë]]. Më 1960 - 1965 qe drejtor i propagandës i Komitetit Qendror të PP-së. Më 1965 - 1966 qe ministër i Kulturës dhe Arteve. Më 1966 deri më 11 prill 1973 sekretar i Komitetit të PP-së, ndërkohë më 1970 - 1973 qe edhe kryetar i Kuvendit Popullor.