[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 32:
'''Loro Boriçi''' ([[4 gusht]] [[1922]] - [[25 prill]] [[1984]]) ishte futbollist dhe trajner futbolli shqiptar.
==Jetëshkrim==
'''Loro Boriçi''' u lindlindi më 4 gusht [[1922]], në qytetin e [[Shkodra|Shkodrës]]. Ai rridhte nga një familje e vjetër shkodrane dhe shumë e njohur në qytetin e Shkodrës. Familja përbëhej nga gjashtë fëmijë, tre djem, Marku, Loro e Pjerini, si dhe nga tri vajza, Angjelina, Margarita dhe Klarinda.
 
Loro Boriçi vdiq në vitin 1984, në moshën 62-vjeçare, që për një sportist mund të quhet vdekje e parakohshme. Loro vdiq nga një sëmundje e rëndë, ndonëse ishte në një moshë jo shumë të vjetër. Në sëmundjen e tij mund të ketë ndikuar shumë edhe gjendja e tij shpirtërore, por edhe cigaret e shumta që ai tymoste. Mund të bëhet fajtore gjendja shpirtërore, pasi Lorua ishte tip shumë i ndjeshëm dhe i përjetonte thellë si momentet e gëzimit, ashtu edhe ato të hidhërimit. Në fakt, për kurimin e tij jashtë vendit, gjë për të cilën në atë periudhë kërkohej leje speciale e rezervuar për shumë pak shqiptarë, ndërhyri vetë [[Ramiz Alia]], i cili, si shkodran që ishte, dha urdhër që Loros t'i bëheshin të gjitha përkujdesjet e mundshme për përmirësimin e shëndetit. Por, megjithëse u dërgua jashtë për kurim, ai nuk mundi të shpëtonte dot.