Content deleted Content added
Rreshti 31:
Faleminderit per kontributet, po nese te kap edhe nje here me [https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Zeta_sunduar_nga_Balshajt&type=revision&diff=1871768&oldid=1871758 kopje si puna e kesaj], do te te heq statusin e redaktorit dhe do te te bllokoj perfundimisht. Dukesh qe ke eksperience si editor, te lutem perdore ate eksperience dhe mos bej me kopje. --[[Përdoruesi:1l2l3k|1l2l3k]] ([[Përdoruesi diskutim:1l2l3k|diskutimet]]) 18 qershor 2018 19:22 (CEST)
:Sapo pashe qe kishe pastruar nga [[Balshajt dhe Principata e Shkodrës|kjo]], pra me fal per tonin me siper, pasi mendoj qe e ke bere ne mirebesim. Gjithsesi ki kujdes, pasi ka shume copyvio (dhe pjesa ishte copyvio): kur i sheh diku blloqe te medha e pa referenca, 99% jane copyvio, keshtu qe ki kujdes. Mund te perdoresh [https://tools.wmflabs.org/copyvios/?lang=sq&project=wikipedia&title=Zeta+sunduar+nga+Balshajt&oldid=&action=search&use_engine=1&use_links=1&turnitin=0 kete vegel] per t'i pare nese jane kopje apo jo. Gjithe te mirat! --[[Përdoruesi:1l2l3k|1l2l3k]] ([[Përdoruesi diskutim:1l2l3k|diskutimet]]) 18 qershor 2018 19:24 (CEST)
 
== Lind, u lind, etj. ==
 
Në gjuhën shqipe nuk përdoret "u lind" por "lindi", "ka lindur" etj. "U lind" përdoret gabim, sidomos në Kosovë...
 
LIND jokal. 1. Dal në jetë nga barku i nënës; nis të jetoj, filloj veprimtarinë jetësore (zakonisht për njerëzit dhe në përgjithësi për qeniet e tjera të gjalla); kund. vdes. Lindi në kohë. Lindi shtatanik. I lindi një fëmijë. Ka lindur me 1941. Ku ke lindur? Ka lindur në Elbasan. Kanë lindur qengjat e parë. S`ka lindur njeri i nxënë (i mësuar). fj. u. Nuk lind njeriu (burri) me mustaqe. fj.u. 2. kal. Nxjerr foshnjën në jetë nga barku e lirohem nga barra, bëj fëmijë (për gratë); pjell. Lindi djalë (vajzë). Lindi binjakë (trinjakë). Ka lindur shumë fëmijë. Do të lindë së shpejti. U shtrua për të lindur. E lindi të vdekur. 3. edhe kal. vet. veta III fig. Del në jetë dikush; e nxjerr në jetë dikë; bëj që të jetë, të jetojë e të veprojë. Në tokën tonë kanë lindur heronj. Në shtëpinë e tyre kanë lindur vetëm trima. Lindi një poet i shquar. Nuk ka lindur burrë që të na frikësojë. 4. fig. Dal në dritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe. Lindi edhe një herë. 5. vet. veta III. Del në horizont, shfaqet në qiell (për trupat qiellorë e sidomos për diellin e hënën). Lindi dielli (hëna). Dielli lind për të gjithë. fj.u. Dielli duket që kur lind. fj.u. 6. vet. veta III edhe fig. Del, nis jetën; ngrihet, themelohet, krijohet. Lindi atje një qytet i ri. Lindi një industri e re (një uzinë e madhe). Marksizmi lindi në shek. XIX. 7. vet. veta. III edhe fig. Zë fill e nis të shfaqet diçka, del, vjen; krijohet; ngjallet; shkaktohet. I lindi dashuria (shpresa, dyshimi, dëshira, përshtypja). I lindi në zemër. I lindi një mendim në kokë. Lind pyetja (çështja). Po të lindë nevoja. Lindin fjalë të reja. 8. edhe kal. vet. veta III. I jep nismën diçkaje, krijon, shkakton, sjell; del, vjen, rrjedh nga një veprim a nga një gjendje e caktuar. Dridhja e ajrit lind një zhurmë. Nga takimi i telave lind një shkëndijë. Nga e vogla lind e madhja (e vogla lind të madhen). fj.u. 9. vet. veta III (zakonisht me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më krijohet a më jepet mundësia për diçka. I ka lindur e drejta e pensionit.
 
I lindën (i dolën) fletë (krahë) shih te KRAH,~U Ka lindur prej gurit është shumë i durueshëm, është zemërshkëmb. Ka lindur me këmishë (me yll) është njeri fatlumtur, i shkon mbarë çdo gjë, e gjen e mira vetë. Lindi (leu) e mbiu aty mbeti aty, nuk ikën, nuk shkulet. Si (siç) e ka lindur nëna lakuriq. Kanë lindur për njëri-tjetrin shkojnë e përshtaten shumë
ndërmjet tyre, sikur janë prerë për njëri-tjetrin. Ka lindur para shejtanit keq. shih te SHEJTAN,~I. Të lind (të len) e të perëndon në të gjithë vendin, gjithandej; në një hapësirë shumë të madhe. Sikur edhe vëllai të më lindë shih te VËLLA,~I. E bën vdekjen si të lindë shih te VDEKJ/E,~A. Ka lindur për atë punë është shumë i përshtatshëm për të bërë diçka, e bën shumë mirë një punë. I tregoi se nga lind dielli iron. e rrahu; e dënoi rëndë. {{unsigned|Scodrensis}}