[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 46:
 
=== Regjimi komunist i Khmerëve të Kuq (1975-1978) ===
Khmerët e Kuq arritën në Phnom Penh dhe morën pushtetin në vitin 1975 me synim fillimin e vitit zero. Sihanukut iu dha pozicioni simbolik i Shefit të Shtetit për qeverinë e re të Kamboxhias Demokratik dhe, në shtator 1975, u kthye në Phnom Penh nga mërgimi në Pekin. Pas një udhëtimi jashtë vendit, gjatë të cilit ai vizitoi disa vende komuniste midis tzretyre edhe Shqipërinë dhe rekomandoi njohjen e Kamboxhias Demokratike, Sihanouku u kthye përsëri në Kamboxhia në fund të vitit 1975. Një vit pas marrjes së pushtetit nga Khmerët e Kuq, Sihanouku dha dorëheqjen më 2 prill 1976 dhe u vendos nën arrest shtëpiak, ku qëndroi deri në vitin 1979.
 
Në janar 1976 Partia Komuniste e Kamboxhias shpalli "Kushtetutën e Kamboxhias Demokratike". Kushtetuta parashihte që "Kuvendi i Përfaqësuesve të Popullit të Kamboxhias" ("KPPK") të zgjidhet me votim të fshehtë në zgjedhjet e përgjithshme të drejtpërdrejta dhe një Presidium Shtetëror të zgjidhet dhe caktohet çdo pesë vjet nga KPPK. KPPK u mblodh vetëm një herë, një sesion tre-ditor në prill 1976. Megjithatë, anëtarët e KPPK-së nuk u zgjodhën kurrë. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste caktoi kryetarin dhe zyrtarët e tjerë të lartë si për atë dhe për Presidumin e Shtetit. U diskutuan planet për zgjedhjen e anëtarëve, por 250 anëtarët e Kuvendi i Përfaqësuesve të Popullit të Kamboxhias u emëruan në të vërtetë nga drejtuesit e lartë të PKK-së.