[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Krijuar nga përkthimi i faqes "Timariots"
 
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[File:Ralamb_Sipahi.jpg|parapamje|''Spahi'']]
'''Timarli''' (shq. ''timar-mbajtës'') qe emërtimi që u jepej kalorësve spahinj në ushtrinë osmane. Në këmbim të shërbimit, çdo timarli merrte një parcelë të ardhurash të quajtur '''[[timari''']], a çiflig, që zakonisht ishin pjesë tokash bujqësore të pushtuara rishtazi nëpër fshatra.{{sfn|Inalcik|1978|page=107}} Më pak e zakonshme, sulltani mund t'i jepte një punonjësi administrate apo një anëtari të familjes sulltanore një timar.{{sfn|Faroqhi, Fleet|2012|page=229}} Edhe timarlinjtë joushtarakë ishin të detyruar t'i mundësonin ushtrisë sulltanore ushtarë dhe nozullime.<ref name="Bartusis2013">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=ftR7BwAAQBAJ&pg=PA581|title=Land and Privilege in Byzantium: The Institution of Pronoia|author=Mark C. Bartusis|date=3 January 2013|publisher=Cambridge University Press|isbn=978-1-139-85146-6|pages=581–}}</ref>
 
Timarlinjtë përbënin shtyllën e kalorësisë dhe ushtrisë osmane. Ishin të detyruar për të luftuar si kalorës për ushtrinë osmane kur u vinte thirrja. Timarlinjtë duhet të mblidheshin me ushtrinë në kohë lufte dhe të përkujdeseshin për timarin në kohë paqeje. Në luftë, timarlinjtë duhet të sillnin pajisjet e veta dhe për më tepër, edhe një numër të pasuesve të tyre, ''xhebelët'' (''cebelu''). Timarlinjve u jepej një çiflig me detyrimin që të shkonin kaluar në luftë dhe të jepnin ushtarë ose marinarë në përkim me të ardhurat e çifligut. Timarliu i detyrohej me shërbim personal me shpatën e tij në kohë lufte dhe për një shifër të caktuar detyrohej me një numër të caktuar ushtarësh si zëvendësim. ''Xhebelët ''qenë të lidhur me jetë me pronën e timarliut dhe duhet të ruanin tokën. Kur timarliu nuk i bindej urdhërit për thirrje, i hiqej timari për një ose dy vjet.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=ro--tXw_hxMC&pg=PA772|title=First Encyclopaedia of Islam: 1913-1936|publisher=BRILL|year=1993|isbn=90-04-09796-1|pages=772–}}</ref> Numri i timarlinjve në ushtrinë sulltanore luhatte mes 50,000 dhe 90,000 burrave.{{sfn|Faroqhi, Fleet|2012|page=295}} Timarlinjtë organizoheshin nga sanxhakbejlerët që qeverisnin një grup timaresh. Sanxhakbejlerët ishin nën urdhërat e bejlerbeut dhe të vetë sulltanit. Ky rendim gjysmë-feudal i jepte mundësinë osmanëve që të organizonin shpejt një ushtri të mëdha, duke bërë kësodore një ushtri perandorake prej një ekonomie mesjetare.{{sfn|Inalcik|2003|page=107}} Ky sistem i përdorimit të të ardhurave bujqësore për të paguar trupat qe ndikuar prej një praktike të ngjashme bizantine dhe të shteteve të tjera të lindjes para [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]].