Palokë Kurti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 1:
[[Skeda:Drejtues Paloke Kurti.jpg|thumb|Drejtues Palokë Kurti|alt=|300x300px]]'''Palokë Kurti''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[3 Korrik|3 korrik]] [[1860]] – [[31 dhjetor]] [[1920]]) ka qenë dirigjenti i bandës së parë shqiptare dhe kompozitor shqiptar.
 
== Biografia ==
Rreshti 6:
Më 1876 ftohet në qytet mjeshtri napolitan Xhiovani Kanale (Giovanni Canale), i cili u mor me edukimin muzikor të elementit vendas me qëllim që të krijonte një bandë. Banda u krijua dhe më 1880 Canale u largua nga vendi dhe i la baketën dhe drejtimin e bandës Kurtit.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=20-21}}.</ref> Banda që njihej në mjediset shkodrane si ''Daulla'', u vu në shërbim të Degës së Shkodrës të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]] më 1881, ngjarje për të cilat Kurti punoi veprën "Bashkimi i Shqypnisë" dhe marshin "Turqit në Maqedoni". Për veprimtarinë e tij u internua nga autoritetet osmane në Diarbekir për 20 muaj.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=44, 46}}.</ref>
 
Më 1900 autoritetet osmane e shpërndanë ''Daullen,'' pas një viti shkolla italiane "Arti e mestieri" e hapur në Shkodër pajtoi Palokën për mësimdhënie dhe krijimin e bandës së shkollës. Bandë e cila qe aktive për një dhjetëvjeçar, deri në mbylljen e shkollës më 1911. Jepte mësime muzike në privat, por me pushtim-administrimin austro-hungarez u arrestua në maj të 1916 bashkë me të birin, Zefin dhe u burgosën në Grossau për një vit deri me 1 maj të 1917. Pas tërheqjes së austro-hungarezëve, vendin e tyre e zunë trupat frënge, të cilat dimrin e 1919 e internuan Palokën në [[Korfuzi|Korfuz]]. Pas marrëveshjeve mes francezëve dhe italianëve, këta të fundit e shpunë në Ostia ku kishte dhe familjen, dhe u kthyen vetëm pas [[Lufta e Vlorës|Luftës së Vlorës]] në vendlindje.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=59-61}}.</ref> Ndërroi jetë ditën e mbrame të atij viti, më 31 dhjetor 1920.<ref>{{Cite web|url=http://www.bksh.al/gsdl/collect/revistaa/index/assoc/HASHb7b4.dir/doc.pdf|title=Lajme: Rrokull Shqypnije|date=1921|website=bksh.al|publisher=Agimi vj. II, nr. 9|page=132}}</ref>
 
== Vepra ==
[[Kolë Idromeno|Idromeno]] i pat bërë një portret Angjelinës më 1925, që ruhet në Galerinë e Arteve. Me këtë martesë do të ketë katër djem: [[Lec Kurti|Leci]], Zefi, Salvatori, Ndoci dhe një vajzë, Tusha.<ref name="lk"/>
Për ndërtimin e materialit muzikor të kësaj vepre, kompozitori u mbështet kryesisht në këngën qytetare shkodrane, e veçanërisht në atë instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe përpunuar për orkestër frymore dhe më pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetëm të përhapte e të propagandonte këngën popullore shqiptare në popull, por edhe ta spastronte atë vetë nga elementet e tepërt - rezultat i ndikimit të drejtpërdrejte të formave dhe toneve orientale, të cilat ndiheshin dukshëm në ahengun shkodran. Në këto potpuri, trajtimi i këngës popullore shkodrane i është nënshtruar një përpunimi të vërtetë me pretendime artistike. Sidomos në potpurinë nr. 1, shihen dhe tendenca krijuese nga ana e autorit.