Palokë Kurti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 6:
Më 1876 ftohet në qytet mjeshtri napolitan Xhiovani Kanale (Giovanni Canale), i cili u mor me edukimin muzikor të elementit vendas me qëllim që të krijonte një bandë. Banda u krijua dhe më 1880 Canale u largua nga vendi dhe i la baketën dhe drejtimin e bandës Kurtit.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=20-21}}.</ref> Banda që njihej në mjediset shkodrane si ''Daulla'', u vu në shërbim të Degës së Shkodrës të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]] më 1881, ngjarje për të cilat Kurti punoi veprën "Bashkimi i Shqypnisë" dhe marshin "Turqit në Maqedoni". Për veprimtarinë e tij u internua nga autoritetet osmane në Diarbekir për 20 muaj.<ref>{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=44, 46}}.</ref>
 
Më 1900 autoritetet osmane e shpërndanë ''Daullen,'' pas një viti shkolla italiane "Arti e mestieri" e hapur në Shkodër pajtoi Palokën për mësimdhënie dhe krijimin e bandës së shkollës. Bandë e cila qe aktive për një dhjetëvjeçar, deri në mbylljen e shkollës më 1911.<ref name=":1" /> Më 1914, tok me [[Luigj Gurakuqi|Luigj Gurakuqin]] qe në [[Ishmi|Ishëm]] në ndihmë të [[Princ Vidi|Princ Vidit]] mbas plasjes së revoltës të Shqipërisë së Mesme.<ref>{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=RdHqAAAAMAAJ&q=%22Palok+Kurti%22&dq=%22Palok+Kurti%22&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiJw-yYxvnbAhWSDOwKHSsjA1UQ6AEIWDAJ|title=Kujtime të nji jetës së kalueme|last=Nikaj|first=D. Ndoc|authorlink=Ndoc Nikaj|publisher=Plejad|year=2003|isbn=9789992792452|location=Tiranë|pages=211}}</ref>
 
Jepte mësime muzike në privat, por me pushtim-administrimin austro-hungarez u arrestua në maj të 1916 bashkë me të birin, Zefin dhe u burgosën në Grossau për një vit deri me 1 maj të 1917. Pas tërheqjes së austro-hungarezëve, vendin e tyre e zunë trupat frënge, të cilat dimrin e 1919 e internuan Palokën në [[Korfuzi|Korfuz]]. Pas marrëveshjeve mes francezëve dhe italianëve, këta të fundit e shpunë në Ostia ku kishte dhe familjen, dhe u kthyen vetëm pas [[Lufta e Vlorës|Luftës së Vlorës]] në vendlindje.<ref name=":1">{{Harvnb|Shllaku|2005|pages=59-61}}.</ref> Ndërroi jetë ditën e mbrame të atij viti, më 31 dhjetor 1920.<ref>{{Cite web|url=http://www.bksh.al/gsdl/collect/revistaa/index/assoc/HASHb7b4.dir/doc.pdf|title=Lajme: Rrokull Shqypnije|date=1921|website=bksh.al|publisher=Agimi vj. II, nr. 9|page=132}}</ref>