Vaso pashë Shkodrani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 39:
 
=== Zyrtar osman ===
Më 1850 u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas u emërua me rrogë nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë. Në vitin 1856 kaloi në Shkodër si [[Përkthyesi|përkthyes]] në shërbim të administratës lokale (sipas [[Arkivi i Shtetit Shqiptar|AQSH]] qe sekretar i Bibë[[Bib Dodë Pasha|Bib Dodë Pashës]] gjatë viteve 1951-1957<ref>{{Cite book|title=Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror|last=Ulqini|first=Kahreman|publisher=Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë|year=1991|isbn=|location=Tiranë|pages=77|oclc=39215998}}</ref>), ku me ofiqin e zyrtarit osman shkoi në [[Céline Dion|Cetinë]] t'i uronte [[Nikolla I i Malit të Zi|princ Nikollës]] shërim të shpejtë. Gjatë luftës me [[Mali i Zi|Malin e Zi]] më 1860-61 kreu detyrën e sekretarit dhe përkthyesit të Ahmet Xhevdet Pashës, kur ky u dërgua me misioni të veçantë në viset shqiptare. Më pas punoi për verifikimin e gjendjes së marrëveshjes kufitare dhe në komisionin përkatës.<ref name="egro" />
 
Ndoqi Ahmet Xhevdet Pashën në [[Sanxhaku i Bosnjes|Bosnie]], ku Vasa u bë përkthyes pranë divizionit ushtarak për njëzet muaj. Në tetor të 1863 pasi qe graduar nëpunës i gradës së tretë u kthye në Stamboll ku punoi stazhier për zyrën e korrespondencës me vendet e huaja. Më 1865 për herë të dytë u emërua përkthyes në [[Sanxhaku i Shkodrës|Sanxhakun e Shkodrës]]. Më 1866 u dërgua në [[Halepi|Halep]] me postin e zv/drejtorit për çështjet politike, ku do të emërohej drejtor më 1868. Në korrik të atij viti iu akordua grada e dytë e klasit special dhe u caktua me punë si kryesekretar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në shtator të 1869 merr gradën e parë të klasit të dytë dhe emërohet anëtar i Gjykatës Penale dhe Civile te Ministria e Drejtësisë. Më 1875 emërohet anëtar i Zyrës së Krimeve te Gjykata e Apelit dhe po atë vit u emërua kryetar i Komisionit të Reformave në Hercegovinë dhe më tej atë vit anëtar i Komisionit për Mbledhjen e Taksave në Bullgari.<ref name="egro" />