KF Drita (Gjilan): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kam përditësuar faqen si rezultat i zhvillimeve të fundit.
Rreshti 98:
Në takimin gjysmë-final të luajtur më 26 qershor 2018 në stadiumin Victoria të Gjibraltarit ndërmjet KF Drita dhe Santa Coloma nga Andorra, Drita arriti të shënoje fitore të vlefshme, pas vazhdimeve në kohë shtese, me rezultat 2:0, kjo pasi që 90-minutat e rregullt nuk dhanë fitues. Në vazhdimin e pare, Xhevdet Shabani arriti të shënojë një euro-gol nga largesia, duke u bërë futbollisti i parë i KF Drita që shënon në një ndeshje ndërkombëtare të organizuar nga UEFA zyrtarisht. Golin e dytë e shënoi Fidan Gërbeshi nga penalltia. Njëherit, ky takim hyn në analet e historisë së re të futbollit kosovar, pasiqë paraqet triumfin e parë të një klubi futbollistik nga Kosova në gara ndërkombëtare,
 
Takimi tjetër gjysmë-final ishtekishte nxjerr si fitues kampionin e Gjibraltarit Lincoln Red Imps, që automatikisht e shndërroi në kundërshtar të KF Drita për takimin final të mini-turneut. Takimi fina u mbajt më 29 qershor 2018 në po të njejtin stadium, Victoria në Gjibraltar, që i jepte një përparësi Lincolnit pasi që do të luante në terren vendas. Ky takim nuk mund të fillonte më mirë, pasi që Liridon Leci arriti të shënoje golin e parë vetëm pas kalimit të minutëes së parë. Pjesa e parë e këtij takimi u karakterizua me shumë raste shënimi që mbetën pa u shfrytëzuar nga KF Drita. Në minutën e 61-të të pjesës së dyte u barazuan shifrat pasi që Lincolc Red Imps shënuan përmes Pedro Corral. Përkunder faktit qe deri në fund të kohës së rregullt Drita pati edhe shumë raste tjera, edhe një herë fati i ndeshjes u desh të vendosej në kohë shtesë. Në minutën e 101-të Drita hasi në një vështirësi të madhe pasi që Fidan Gërbeshi u ndëshkua me kartuqin e dytë të verdhë që rezulatoi me përjashtim, duke e lënë ekipin kosovar me një lojtar më pak në terren. Mirëpo, kur dukej se kjo sfidë do të bëhet e pakalueshme për Dritën, në minutën e 105-të futbollisti i Lincolnit Bernardo Lopes, luan me dorë qëllimisht brenda 16-metërshit, që e detyroi arbitrin të akordojë penallti dhe ta përjashtoje Lopesing nga loja, duke barazuar kështu shifrat edhe të lojtarëve në fushe, Nga pika e bardhë, Liridon Leci shënoi golin e dytë në këtë takim duke kaluar Dritën në epërsi 2:1. Ne minutat e mbetura, KF Drita mori zemër nga goli i epërsisë dhe shënoi 2 gola tjerë në minutën e fundit të ndeshjes, përmes Xhevdet Shabanit dhe Haxhi Nezirajt, për të vulosur rezultatin e këtij takimi në 4-1. Kështu KF Drita arriti të kalojë me sukses fazën paraeliminatore për UEFA Champions League.
 
== Rekorde ==