Fitër Bajrami: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
Vëlla i dashur, dije se Ramazani do të dëshmojë para All-llahut [subhanehu ve teala] për ty ose kundër teje. Ai që ka bërë vepra të mira le ta falënderojë All-llahun [subhanehu ve teala] dhe le të shpresojë shpërblimin e tij, i bindur se All-llahu [subhanehu ve teala] nuk humb veprat e bamirësve. E ai që ka bërë mëkate ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] le të pendohet tek Ai sinqerisht, se All-llahu [subhanehu ve teala] pranon pendimin e robit të vet, Ai është Mëshirëplotë.
 
All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për muslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine dhe gjeti njerëzit duke festuar dy ditë të caktuara. Ai pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë”? Ata u përgjigjën: Në periudhën e xhahilijjetit (injorancës), këto ditë ishin festa për ne. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “All-llahu ua zëvendësoi me dy ditë më të mira, me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramit.” ([[Ebu DavudiDavud]]i, Nesaiu, Ahmedi – hadith sahih)
 
Këtyre dy festave vjetore u bashkangjitet edhe një festë tjetër javore, ajo është dita e Xhuma. Transmeton Ibën Maxhe nga Ibën Abbasi [radijall-llahu anhuma] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ditën e Xhuma ka thënë: “All-llahu këtë ditë e ka bërë festë për muslimanët”. Pra, këto janë festat tona. Në Islam nuk ka festë të ditëlindjes së dikujt ose festë për shkak të ndonjë fitoreje, pavarësie apo çlirimi, për këtë arsye obligohemi të pasojmë e jo të shpikim.