Ndryshimi mes inspektimeve të "Atintanët"

34 bytes added ,  13 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Atintanët''', një ndër fiset e mëdha të ''Ilirisë së Jugut'', banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në Perën...)
 
'''Atintanët''', një ndër fiset e mëdha të ''Ilirisë së Jugut'', banorë të [[Atintanisë]]. Shtriheshin në krahinat e sotme të [[Mallakastrës]] e të [[Skraparit]]. Në Perëndim kishin [[Apoloninë]] dhe [[parthinët]], në Veri [[desaretët]], në Jug lumin [[Aous]] ([[Vjosa]]) i ndante nga [[amanët]] e [[epirotët]]. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të [[molosëve]]. Patën lidhje të ngushta me [[Simahinë Epirote]]; rreth vitit 312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë antikë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me [[molosët]] e më pas me shtetin e [[Epiri]]t. Më 229 paria e [[Atintanëve]] mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të [[Teutës]]. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në [[Foinike Atentana]] iu lëshua [[Maqedonisë]], përveç tokave të [[bylynëve]], që mbetën si bashkësi ([[Koinon]]) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në [[Maqedoni]] pas vitit 168 p.e.r. '''Atianta''' u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atiantisë ([[Mallakastra]] e [[Skrapari]]) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin [[Bylisi]] e [[Nikaia]].
 
{{cung}}
[[Category:Fise Ilire]]
936

edits