Andrea Skanjeti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 16:
 
== Biografia ==
U lind në Shkodër, i biri i Zef dhe Eliza Skanjetit. Shkollën fillore dhe të mesmen e ndoqi në vendlindje, këtë të fundit në liceun ''Illyricum.'' Bashkëpunoi me shoqëritë e ndryshme artistike të qytetit si me ''Gjon Krajni me shokë'', ndihmoi me repertor dhe drejtim klubin ''Shkodra''. Ndiqte veprimtarinë dhe shfaqet e grupeve kulturore ''Vllaznia'', ''Bogdani'' si dhe të Shkollës së Stigmatineve.<ref>{{Cite web|url=https://www.shkodradaily.com/2017/08/andrea-skanjeti.html|title=Andrea Skanjeti, i pari celi siparin i teatrit Migjeni|date=24 gusht 2017|website=shkodradaily.com}}</ref>
 
Në moshën 12-vjeçare shkroi dramën e tij të parë “Kusarët”, e cila tërhoqi vëmendjen e specialistëve. Në vitin 1946 u emërua regjisor në Shtëpinë e Kulturës, Shkodër. Ka vënë në skenë shfaqjen me tri akte “Dasma shkodrane”, e para në llojin e vet në Shqipëri, gjithashtu operën e parë shqiptare “Mrika” të Prenk Jakovës me Libret të Llazar Siliçit, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm. Skanjeti njihet si themeluesi i Teatrit të Kukullave dhe ndër nismëtarët kryesorë të krijimit të Estradës së Shkodrës. Shkroi dramën "Andrra e 500 vjetëve" e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Rolin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e ka luajtur Kolë Mirashi. Nxitjen për këtë dramë Autori e ka marrë nga Dom Ndre Mjeda. Po ashtu shkroi edhe dramën e ndarë në tri akte "Nora".