[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Drita (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Fiset Ilire}}
'''Dalmatët''' një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës ''Verilindore të Ilirisë''. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa [[vargamalit Dinarik]] në pllajat e [[Duvnos]], [[Livnos]] e [[Gllamoçit]], në Bosnjën e sotme Perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e beregdetit të Dalamcisë. Qytezat e tyre të fortifikuara përkasin periudhës së parë të hekurit. Kryeqendra e tyre u bë [[Delmini]]. Dalamatët ishin njëri ndër [[fiset ilire]] që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me [[Kryengritjen Ilire]] të viteve 6-9 e.r Dalmatët ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluar zejtarinë të lidhur me të. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin për punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te Dalmatët, me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin njëherë në 8 vjetë.