Bajram Haxhiu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 6:
 
==Kujtime të patriotit Bajram Haxhiu për Kongresin e Lushnjes ==
Në kohën kur bëheshin përpjekjet për [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]],unë kam qënë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij.Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike.Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqem një flamur Italian dhe e dogjëm.Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njërëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim.Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte [[Eshref Frashëri|Eshref Frasheri]].Unë e njihja edhe me parë,se kishte qënë këtu si inxhinier.Mbasi u vendos të mbidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja.Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.[[Aqif pashë Elbasani|Aqif Pasha]] kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet bej Verlaci]],i cili në atë kohe hante e pinte me italianët.Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës.Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut.Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me [[Adem Gjinishi|Adem Gjinishin]],në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj.Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinjë në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se benim një punë atdhetare.Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vënde të ndryshme të Shqipërisë.Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se Lushnja ishte në festë.Kudo shikoje flamurë kombëtarë.Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijët e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës.Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e [[Skënderbeu|Skëndërbeut]] dhe,pastaj,e [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit.]]Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë.Në Kongres kishte rregull.Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi.Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit.Kishin ardhur njerëz të armatosur.Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne.Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja.Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat.Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja.Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë.Nga Skrapari kishte ardhur [[Riza Cerova]] dhe një djalë tjetër,që ishte sakat.Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet.Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin.Më kujtohet,se,kur u mor vesh se [[Myfid bej Libohova|Myfit Libohova]] patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë.Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë.Ia mbathi në drejtim të Vlorës.Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në Lushnje,pastaj u përcoll për në [[Tirana|Tiranë]],që qe caktuar kryeqytet i [[Shqipëria|Shqipërisë]].Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë.Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga adhetari [[Adem Gjinishi|Adem Gjinishi.]]
 
(Marrë nga libri “Kujtime e këngë për Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare të viteve 1918-1920”,botim i vitit 1970)
 
==Vendosja e bustit të patriotit Bajram Haxhiu në Lushnje,Dhjetor 2010==
Në qytetin e Lushnjes më 29.12.2010 është vendosur busti i patriotit Bajram Haxhiu.Bajram Haxhiu ishte patriot luftëtar,partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës.Në këtë ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë Lushnje Albert Sanxhaku,Nën Prefekti i Lushnjes Florian Dani,Deputeti Ilir Bano dhe familjarë të patriotit lushnjarë Bajram Haxhiu dhe qindra qytetarë lushnjarë.Busti u zbulua nga Kryetari i Bashkisë Lushnje Albert Sanxhaku dhe Nën Prefekti i Lushnjes Florian Dani.Skulptura është vepër e skulptorit Pjerin Kolnikaj.Kjo vepër është financuar e tëra nga nipi i patriotit Bajram Haxhiu,Altin Haxhiu.