Bajram Haxhiu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
== Biografia ==
Familja Haxhiu është një familje autoktone,intelektuale,fisnike,patriotike,atdhetare,arsimdashëse e sportdashëse e qytetit të Lushnjes.Bajram Haxhiu ose Xha Bami ashtu siç njihet nga të gjithë lushnjarët lindi më 3 maj 1877 në [[Lushnja|Lushnjë]],patriot,atdhetar,anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes së [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]].Bajram Haxhiu ishte patrioti i shquar që gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike ja kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare shqiptare.Bajram Haxhiu vazhdoi shkollën e mesme turqisht ndërsa shkrim e këndim shqipë i ka mësuar vet,si shumë njerëz të tjerë të këtij fisi.Bajram Haxhiu mori pjesë gjërësisht në demonstratën antiosmane të majit 1906 në qytetin e Lushnjës.Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane.Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve.Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë.Në 1912 përkrahu qeverine e [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]] duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të [[Esad pashë Toptani|Esat Pashë Toptanit]].Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore.Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese austro-hungareze të Luftës së Parë Botërore,u ngrit me armë kundër tyre dhe synimeve shoviniste.Për këtë rezistencë,austo-hungarezët morën masa kundër Bajram Haxhiu-t dhe pjesëmarrësve të tjerë të lëvizjes.Bajram Haxhiu-n pasi e kapën,e internuan në [[Shkodra|Shkodër]],ku kishte rezidencën komanda e përgjithshme e kësaj ushtrie,për ti patur më mirë nën kontroll.Pas Luftës së Parë Botërore,Bajram Haxhiu u kthye në vendlindje në Lushnje,ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve antishqiptare të [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencës së Parisit]] për copëtimin e [[Shqipëria|Shqipërisë]] në favor të vëndeve fqinje.Kjo situatë e re politike shtroi para shqiptarëve detyrën e ruajtjes së Pavarësisë e cila ishte tronditur shumë nga shtetet ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore si dhe qëndrimi i shteteve fqinjë.Për këtë duhej që shqiptarët të ruanin me çdo kusht tokat e teritorit të [[Shqipëria|Shqipërisë]] dhe ndaj ata kërkuan mbledhjen e një kongresi kombëtar shqiptar,që tu bënte thirrje shqiptarëve ta mbronin me gjak [[Shqipëria|atdheun]].Mbledhjen e [[Kongresi i Lushnjes|kongresit]] e morën përsipër njerëz të qytetit të [[Lushnja|Lushnjës]] duke filluar nga organizimi,garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses të tij.Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]] ishte Bajram Haxhiu.Ai luajti nje rol shumë të rëndësishëm në letërkëmbimin mes [[Aqif Pashë Elbasani|Aqif Pashë Elbasanit]] dhe personaliteteve të tjera.Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]].Bajram Haxhiu përkrahu gjithashtu [[Lufta e Vlorës|Luftën e Vlorës]] më 1920 për përzënien e ushtrive pushtuese italiane nga Shqipëria.Bajram Haxhiu në prill të vitit 1922 ishte anëtarë në komisionin për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Lushnje.Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike,ai mori pjesë gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës Dytë Botërore]] në [[Shqipëri]] përgjatë viteve [[1939]]-[[1944]] në [[Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare|Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare]],gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva.Bajram Haxhiu luftoi kundër pushtuesve në vitet 1939-1944 për një Shqipëri të lirë Demokratike dhe jo për mbylljen e vendit siç ndodhi me instalimin e sistemit diktatorial komunist në vend në vitin 1945.Bajram Haxhiu e kundërshtoi që në fillim e gjerë sa jetoi sistemin diktatorial komunist dhe kjo gjë bëri që një nga pronarët më të mëdhenjë të [[Lushnja|qytetit të Lushnjes]] siç ishte Bajram Haxhiu më 9 maj të vitit 1967 të shpronësohej krejtësisht pa asnjë pagesë dhe të shpallej “kulak” i dyti në Lushnje.Bajram Haxhiu u nda nga jeta më 11 gusht 1972 në Lushnjë në moshën 95 vjeç,duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos iu vlerësuar puna e tij gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike në shërbim të atdheut.Me rastin e 75 vjetorit të [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjes]] Bajram Haxhiu (pas vdekjes) u dekorua nga [[Presidenti i Shqipërisë|Presidenti i Republikës së Shqipërisë]] [[Sali Berisha|Prof.Dr.Z.Sali Berisha]] me urdhërinUrdhërin e“Naim Frashëri” të Klasit të Parë me dekretin nr.1008 datë 18.01.1995 me motivacionin “Eshtë shquar për veprimtari patriotike në organizimin dhe mbrojtjen e punimeve të Kongresit Kombëtarë të Lushnjes”.Për nder të patriotit rruga pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjes dhe që vazhdon drejt qëndrës së qytetit të Lushnjes,mban emrin Rruga “Bajram Haxhiu”.Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar [[Abdurrahman Roza Haxhiu]] dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare [[Qerim Haxhiu]].
[[Skeda:Bajram Haxhiu Qerim Haxhiu Abdurrahman Roza Haxhiu.png|parapamje|271x271px|Nga e majta:[[Abdurrahman Roza Haxhiu]],[[Bajram Haxhiu]],[[Qerim Haxhiu]]. ]]