Illyricum Sacrum: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v +
v pa lidhje me artikullin
Rreshti 26:
 
Të parët dhe të fundit që duhet të ndihmonin për botimin luksoz e voluminoz të Illyricum Sacrum është Ministria e Kulturës se Shqipërisë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qene bashkëbotues duhet të japësh. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejte të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhe buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etiken dhe protokollin, do t'i dërgoje Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri me sot të nënte vëllimet e "Illyricum Sacrum". Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nënte vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianet, por edhe studiuesit, shkollaret, akademiket e të tjerë t'i kenë më në fund të nënte vëllimet e Farlatit.
 
Në mënyre solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosove menjëherë pas hyrjes se trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë nder institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve. Dokumentet e arkivit shtetëror Shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitin 1989. Ato janë cuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tille ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjës. Ju s'keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografike, regjistrat e pronave, etj. Mendoni se ç'telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë se atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hape ende një proces gjyqësor për këtë qellim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe [[Beogradi]]t. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistet e Prishtinës janë ne hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet përparësia jonë.
 
==Referenca==