Lidhja e Prizrenit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
Mbasi u hap [[Kongresi i Berlinit]] më 13 qershor, dega e Lidhjes me pëlqimin e [[Vilajeti i Shkodrës|vilajetit të Shkodrës]] dhe [[Sanxhaku i Dibrës|Sanxhakut të Dibrës]], vendosën me i nisë një telegram Kongresit me lutje që [[Tivari]], [[Shpuza (Mal i Zi)|Shpuza]], [[Podgorica]] t'i mbeteshin vilajetit të Shkodrës.<ref>{{Harvnb|Belegu|1939|page=25}}.</ref> Telegrami u nënshkrua prej 500 vetëve në Shkodër, nga të cilët më të rëndësishmit ishin: [[Daut efendi Boriçi]] në cilësinë e kryetarit të degës, Jusuf agë Sokoli, Selim agë Gjyrezi, Filip Suma, Gjon Muzhani, etj.<ref name=":22" /> Memorandumi nuk u përfill nga Kongresi, që ua njohu kërkesat Serbisë dhe Bullgarisë ndaj territoreve të lëshuara nga Perandoria Osmane krahas kërkesave shqiptare.<ref>{{Harvnb|Gawrych|2006|pages=48-49}}.</ref> Kancelari prusian, [[Otto von Bismarck|Bismark]], e çmoi Ballkanin si pjesë e [[Çështja Lindore|Çështjes Lindore]] se "i gjithi nuk ia vlen as sa eshtrat e shëndetshme të një granadieri të vetëm pomeranez".<ref>{{Cite book|title=Bismark: the Story of a Fighter|last=Ludwig|first=Emil|publisher=Little|year=1927|isbn=|location=|pages=511}}</ref>
 
Qëndrimet e Lidhjes u përkrahën po ashtu edhe nga kolonia shqiptare e Stambollit, e përbërë prej nëpunësish të mëdhenj dhe të vegjël, të cilët më 20 qershor 1878 i nisën një memorandum ministrit të Punëve të Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze, kontit Andrassy. Në memorandum i luteshin që të kishin parasysh të drejtat shqiptare. Pjesë nga memorandumi ku kërkohej përparimi i synimeve kombëtare:<blockquote>«[...] Populli shqiptar i frymzuem prej traditave dhe interesave të tij do dhe dëshiron, të jetojë në gjinin e perandorís nën skeptrin e Madhnis së Ti Sulltanit dhe nuk pranon në asnji mënyrë që të jetë i damë prej saj. Mbas vendimeve të Shin Stefanit, mënyra e administrimit të mbrendshëm do të ndryshojë e në kët rasë populli shqiptar pa i cënue të drejtat e përjetshme të sovranitetit të Madhnis së Tij Sulltanit kërkon që të formohet për kët qëllim nji komision i përbâmë prej Shqiptarësh, i cili nën mbrojtje e Ti të naltë dhe me pëlqimin e Portës së Naltë të studiojë formën e përshtatshme dhe të ndalojë institucionet e reja lokale duke u a përshtat karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit. [...]»</blockquote>Më 21 qershor, ish-deputeti i Podgoricës në Mexhlisin Osman, Jusuf Efendiu u drejtoi një telegram fuqive të mëdha dhe një Kongresit që [[Podgorica]] t'i mbetej Perandorisë Osmane. Rilindasi [[Jeronim de Rada]] i dërgoi një letër kryeministrit britanik, lordit Beaconsfield me të cilën i lutej që të interesohej për të drejtat shqiptare.<ref>{{Harvnb|Belegu|1939|pages=28-29}}.</ref>
 
== Rezistenca ushtarake ==