Ndryshimi mes inspektimeve të "Ballaban Pasha"

v
Që në fillimet e dërgimit të Ballabanit si drejtues kundër Skënderbeut nga Sulltan Mehmeti, Ballabani për pak e zuri rob Skënderbeun në një pusi. Skënderbeu humbi katër prej pesë shoqëruesve të tij, ndërkohë që vetë, sipas [[Fan Noli|Nolit]] dhe disa historianëve, shpëtoi falë një kërcimi të jashtëzakonshëm të kalit të tij, që mundi ta nxirrte nga terreni i thyer ku ishte rrethuar.
 
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërorearbërorët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.
 
Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Arbëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira arbërore.
584

edits