Ndryshimi mes inspektimeve të "Ballaban Pasha"

129 bytes added ,  2 vjet më parë
v
 
=== Kundër Skënderbeut ===
Pas fitoreve të kundër Sheremet Beut, për t'iu kundërvënë Skënderbeut, Sulltan Mehmeti zgjodhi Ballabanin. Betejën e parë e patën në fushën e [[Beteja e Vajkalit|Valkalisë]], pranë Ohrit, prillin e 1465. Ushtria osmane u thye, por Ballaban Pasha mund të zinte në pusi tetë kalorës të dëgjuar të Skënderbeut: Moisi Golemin, Vladan Juricën, Muzakën e Angjelinës, Gjon Muzakën, Gjon Perlatin, Nikollë Berishën, Gjergj Kukën dhe Gjin Maneshin. Më pas u dërguan në Stamboll, ku u ropën të gjallë.<ref name=":0" />
Që në fillimet e dërgimit të Ballabanit si drejtues kundër Skënderbeut nga Sulltan Mehmeti, Ballabani për pak e zuri rob Skënderbeun në një pusi. Skënderbeu humbi katër prej pesë shoqëruesve të tij, ndërkohë që vetë, sipas [[Fan Noli|Nolit]] dhe disa historianëve, shpëtoi falë një kërcimi të jashtëzakonshëm të kalit të tij, që mundi ta nxirrte nga terreni i thyer ku ishte rrethuar.
 
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërorët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.
584

edits